Radio Emigranti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Radio Emigranti është një web-radio shqip që është mundësuar nga një bashkëpunim midis Vlorenj.com dhe RadioEmigranti.com. Kjo radio mund të dëgjohet me një kompjuter që përmban një program që "lexon" formatin mp3 si Windows Media Player, Real Player, iTunes dhe shumë të tjerë.

Të gjithë që ndodhen larg vendlindjes kane mall për vendin, për të afërmit. Dëgjimi i një kënge apo valle shqip sikur te çlodh, të bën të harrosh pak problemet e ditës dhe mbushemi me energji të reja për të ecur përpara.

Këtë synon të bëjë RadioEmigranti : të krijojë disa momente çlodhëse për emigrantët shqiptarë kudo që janë.

RadioEmigranti shpreson të jetë pranë jush në jetën e përditshme por edhe në momente gëzimi.

Repertori i RadioEmigrantit është mjaft i gjerë dhe përmban këngë popullore dhe valle nga të gjitha krahinat dhe trevat shqiptare, muzikë të lehtë, muzikë nga nostalgjia, moderne, remikse nga DJ të njohur dhe me talent.

Projekti i RadioEmigrantit është mundësuar nga përparimet e teknologjive të internetit. Vazhdimi i këtij projekti ka nevojë për ndihmën tuaj.

Ndihma juaj mund të konsistonte në disa aspekte :

  • bërja e njohur e kësaj radioje,
  • sugjerimet dhe vërejtjet për këtë projekt,
  • pjesëmarrja në pjesën interaktive të këtij projekti,
  • mund të dërgoni krijimet tuaja muzikore.

Lidhje[redakto | përpunoni burim]