Radio IRIB – Programi në gjuhën shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Radio IRIB – Shqip[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radio Shqiptare organ i sektorit të jashtëm të RTV të Republikës Islamike të Iranit është hapur më 7 nëntor 1996 me qendër në Iran. Radio IRIB – Programi në gjuhën shqipe transmetohet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Qëllimi i hapjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Midis vendeve evropiane në Shqipëri jeton numri më i madh i myslimanëve. Popullsisë mbi 4.5 milionë të Shqipërisë, patjetër duhet shtuar edhe mbi 2 milionë shqiptarë të Kosovës dhe rreth gjysma e popullsisë së Maqedonisë, ku jetojnë mbi 1 milion shqiptarë, si dhe shqiptarët e viseve të tjera si Presheva dhe Mali i Zi. Pra, lirisht mund të themi se vetëm në rajonin e Ballkanit, jetojnë afro 8 milionë shqiptarë. Si rrjedhim, RTV i Iranit dhe në veçanti sektori i jashtëm, nuk mund të mos merrte parasysh këtë realitet dhe vetvetiu, kjo çështje mund të jetë edhe arsyeja kryesore për hapjen e radios në gjuhën shqipe në Teheran.

Politikat e përgjithshme të Radios Shqiptare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1-Prezantimi i imazhit të vërtetë të R.I të Iranit. 2- Prezantimi dhe rikujtimi i të përbashkëtave kulturore të Iranit dhe Shqipërisë. 3-Reflektimi i pakicave myslimane në Ballkan dhe në mbarë Evropën. 4-Prezantimi i poetëve të mëdhenj iranianë dhe iranologëve të njohur shqiptarë.

Programet e kësaj radioje mund të dëgjohen nëpërmjet tri rrugëve: 1-Valët e shkurtra sipas orës së Grinuiçit 2-Valët FM 3-Internet [1] Në sajtin e radios IRIB mund të lexoni lajme, analiza, artikuj fetarë, kulturë, art, politikë, ekonomi, iranologji, et..

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • IRIB Arkivuar 19 shkurt 2011 tek Wayback Machine - Faqja zyrtare