Radiovalët dhe valët elektromagnetike të frekuencave të tjera
Radiovalët e përdorura në telefoninë celulare janë si dhe drita e dukshme dhe rrezet X (e të tjera) valë elektromagnetike që përhapen me një shpejtësi 300 000 km/sek. Këto valë përbëhen njëkohësisht nga komponenti elektrik dhe magnetik të cilët ndryshojnë periodikisht në kohë. Numri i lëkundjeve në njësinë e kohës është ajo që quhet frekuencë dhe i referuar për 1sekonde, frekuenca shprehet në Herci ( Hz ).
- Valët elektromagnetike me frekuenca mbi ato të valëve të radios kanë vetitë që i dallojnë ato
nga radiovalët. Psh. drita e dukshme mund të perceptohet nga syri, rrezatimet me frekuencë shume më të lartë, mbi 106 herë më të madhe se frekuenca e radiovalëve të telefonisë celulare, mund të jonizojnë lënden dhe të ndajnë molekulat.[1]
Rrezet X dhe Gama
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrezet X dhe gama janë rrezatime elektromagnetike që jonizojnë, e rrjedhimisht kanë aftësinë të dëmtojnë strukturat biologjike. Ky është një dallim esencial midis radiovalëve ( banda frekuencave – Hz) dhe rrezeve X dhe gama (banda e ferkuencave – Hz e metej).
Pra spektri i valeve elektromagnetike ndahet ne:
- rrezatime jojonizuese (deri në Hz)
- rrezatime jonizuese ( me frekuenca më të medha se Hz)
Intensiteti i radiosinjalit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Densiteti i fuqisë apo intensiteti i radiosinjaleve të emetuara nga një telefon celular apo një stacion bazë dobësohet shpejt me rritjen e distancës nga antena. Dihet mirë fakti i zvogëlimit të densitetit të fuqisë sipas katrorit të distancës ( nga burimi = antena – e përafruar si burim pikësor). Intensiteti i radiosinjalit është direkt proporcional me fuqinë në dalje të transmetuesit. Transmetuesit e telefonave të sotëm celulare kanë në dalje një fuqi prej 2 Watt për 900 MHz dhe 1 Watt per 1800 MHz. Vec kësaj, telefonat përdorin aq fuqi sa c'është e nevojshme për të ruajtur kontaktin e mirë me stacionin bazë, cka do të thotë se fuqia mesatare në dalje në shumë raste është ndjeshëm më e ulët se niveli maksimal. Fuqia në dalje të stacioneve bazë ndryshon, në varësi të tipeve dhe lokalizimit të tyre, nga më pak se një watt për njësitë e vogla deri në disa dhjetëra watt për antenat në kullat e larta dhe në qindra wat per antenat që kërkohet mbulim shumë i madh, sic është rasti i mbulimit të sipërfaqeve sa më të mëdha në det. Intensiteti radiosinjalit varet gjithashtu nga projektimi i antenes. Për të rritur shkallën e fuqisë së tyre shumica e antenave në këtë fushe kanë një efekt directional- të drejtuar, cka do të thotë se radiosinjalet do të jenë më të forta në disa drejtime.
Sinjalet e vazhduara dhe pulsante
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemet e hershëm të telefonisë të lëvizshme në Europë dhe SHBA përdoren teknologji analoge. Në këto sisteme, disa njerëz të lokalizuar afër njëri tjetri, mund të përdorin telefonat e tyre në të njëjtën kohë sepse telefonat transmetojnë në frekuenca të ndryshme. Radiosinjali nga një telefon analog është i vazhdueshëm, pra telefoni (dhënësi i tij) transmeton një sinjal të pandërprerë për të përcjellë thirrjen. Në sistemet më të rinj të telefonisë celulare, psh GSM, disa abonente përdorin njëkohësisht të njëjtën bartëse (frekuence). Në secilën prej tyre thirrjet realizohen në fragmente kohë të njëpasnjëshëm që quhen time slot ( në GSM, tetë thirrje mund zënë të njejtën frekuencë ). Informacioni digjital, që kompresohet në perioda të shkurtra, qohet në kohë të ndryshme në dhe nga telefona të ndryshem. Sistemet digitale kanë disa avantazhe krahasuar me sistemet analoge që kryesisht shprehen nëpërmjet kapacitetit më të lartë të përdorimit, imunitetit më të mirë ndaj interferencave, konsum më të ulët të fuqisë dhe privaticitet më të rritur.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ “PERMBLEDHJE_JOTEKNIKE_VNM_PLUS_KORCE”