Jump to content

Rajoni i Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ultësira Perëndimore e Shqipërisë është regjion i cili zë pjesën perëndimore të Shqipërisë përgjat Detit Adriatik, prej Hanit të Hotit në veri deri te Vlora në jug, në gjatësi 205 km dhe gjerësi 10-60 km. Sipërfaqja e ultësirës së bashku me zonat kodrinore është 7420 km2 ( 25% të teritorit të Shqipërisë). Ultësira Perëndimore përfaqëson krahinën më madhe fushore dhe është një nga fushat më të mëdha të Gadishullit Ballkanik. Bregdeti është plot me gjire, laguna, kepe, rërë . Për shkak të depozimit të materialit të lumejve në grykëderdhje të tyre, kufijt ë Ultësirës po zgjerohen vazhdimisht në drejtim të detit. Llogaritet se gjat gjatë 60-70 viteve të fundit Ultësira është rritur në dëm të detit për 35 km2. Gjithashtu,Ultesira perendimore e shqiperise ze nje vend te mjaftueshem per agrume. Ultësira ka klimë mesdhetare dhe, duke shkuar në drejtim të lindjes, ajo merr veti të klimës mesdhetare të ndryshuar. Ultësira Perëndimore ka rezerva të mëdha ujore nga rrjedhat e poshtme të lumenjëve ( Drini, Matit, Erzenit, Ishmit, Shkumbinit, Semanit, Vjosës, Sushicss), uji i të cilëve shfrytëzohet për ujitje, furnizimin e popullsisë dhe të industrisë. Këtu gjenden shum objekte hidrografike, is: liqenet artificiale, kanalet ujitëse, kulluese e vepra të tjera hidroteknike. Në këtë zonë në të kaluarën kishte shumë këneta e moçale, që shkaktonin sëmundjen e malaries. Pas viti 1960 u bë tharja e tyre dhe u përfituan toka të reja. Nga tharja e kënetave të Hoxharës, Tërbufit, Durrësit, Kakariçit, Bregut të matit, e të Zadrimës u përfituan më se 50.000 ha tokë.