Ramadan Brakaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lindi ne Hekal ne vitin 1946. Në vitin 1964 filloi punën mësues i ciklit fillor në Cakran të Fierit. Gjatë kohës vazhdoi pa shkëputje nga puna arsimimin e tij në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan në fakultetin Gjuhë shqipe – Letërsi, edhe pse, siç thotë ai, më i mirë ka qenë në matematikë. Gjatë kohës ka shkruar pjesë për estradat e shtëpive të kulturës.

Ka botuar:

“Rrënjët”, poezi, “Takim tek Shkëmbi i Bufit”, roman, “Vragë të pashyeshme”, roman, “Fllad e furtunë”, tregime ese, “Tis dashurie”, poezi, “Tablojeta më e re”, novelë, “Net pa mbarim”, novelë. “Tenis me vdekjen”, roman. “Astrologu i përndjekur”, roman.

Ka botuar në shtypin e kohës atikuj të ndryshëm socialë. Motivi i tij: “Çdo njeri duhet të lërë diçka para se të largohet na kjo jetë. Nuk shlyhet nga kujtesa njerëzore kush mbjellë të mirën.” “E kam të vështirë të shkruaj për fëmijët, sepse ata janë më të rritur se unë.”

Libra te botuar:

Rrënjët : poezi / Ramadan Brakaj ; red. Anila Brakaj. Takim te Shkëmbi i Bufit : roman / Ramadan Brakaj ; red. Anila Lloshi (Brakaj). Vragë e pashlyeshme : roman / Ramadan Brakaj ; red. Anila Lloshi (Brakaj). Tablojeta më e re : novelë / Ramadan Brakaj ; red. Valmira Brakaj. Tenis me vdekjen : roman Ramadan Brakaj ; red. Anila Brakaj Lloshi Tis dashurie : poezi / Ramadan Brakaj ; red. Anila Lloshi. Fllad dhe furtunë : tregime dhe ese / Ramadan Brakaj ; red. Anila Lloshi. Net pa mbarim : novelë / Ramadan Brakaj ; red. Anila Lloshi.

Redaktor Vrulle dhe brenga të jetës : (kujtime) / Arqile Daulle ; red. Ramadan Brakaj. 2Brigjeve të Cemit : tregime / Nikolla Margilaj ; red. Ramadan Brakaj. Pengu i fjalës : fabula / Mihal L. Krimçe ; red. Ramadan Brakaj. Shkolla midis reformës dhe standardeve : (artikuj, përvojë) / Mihal L. Krimçe ; red. Ramadan Brakaj. Horizonte shpresash : poezi / Gëzim Bega ; red. Ramadan Brakaj. Njëqind përralla dhe të vërteta : (krijime e përshtatje) / Arqile Daulle ; red. Ramadan Brakaj. Te lindura për Çamërinë : poezi / Shahin J. Ibrahimi ; red. Ramadan Brakaj. Jam Kosova e shqiptarisë : poezi / Nikolla Margilaj ; red. Ramadan Brakaj. Rrugë me gjurma gjaku : novela / Nikolla Margilaj ; red. Ramadan Brakaj. Kuvendi i fjalës : fabula / Mihal L. Krimçe ; red. Ramadan Brakaj. Emblema e këngës qytetare fierake / Fran Ukcama ; red. Ramadan Brakaj. Vegimet e fjalës : fabula / Mihal L. Krimçe ; red. Ramadan Brakaj. Hapësira të pafundëme edukative : (orët e lira në shkollë) / Mihal L. Krimçe ; red. Ramadan Brakaj. Fjalë zemre të një emigranti : poezi / Syrja N. Rrapaj ; red. Ramadan Brakaj. Vështrim mbi toponimet e fshatrave Kraps e Plyk : (hulumtime & studime) / Syrja N. Rrapaj ; red. Ramadan Brakaj. Dëgjoni fjalën time : fabula / Mihal L. Krimçe ; red. Ramadan Brakaj.

Vleresime Aristotel Mici: Dhe në këtë ekspozicion të gjërë, pena Juaj ka vendosur një jetë të gjallë, në lëvizje, përmes një realizmi konkret me vëzhgim Migjenian. Me kënaqësi dua të përmend punën tuaj të kujdesshme për rrëfimin artistik, që bie në sy veçanërisht tek stili gjuhësor aq i pasur nga ana leksikore dhe frazeologjike. Përpjekja juaj për gjuhën artistike, të kujton “laboratorin” krijues të të madhit Jakov Xoxa, Eshtë e dukshme në krijimtarinë tuaj edhe synimi për të pasqyruar estetikisht fenomenet e reja sociale e psikologjike, që solli realiteti historik për gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri

Maku Pone: Sofra është epiqendra e të gjitha ngjarjeve, që në të vërtetë u ngjajnë aveturave të mirëfillta. Ato, ngjarjet, sillen rreth një boshti të vetëm, që mund ta përfytyrojmë si bosht të sofrës së rrumbullakët, ku në të vërtetë zotërinjtë e saj janë personazhe negative. Personazhet kanë personalitetin e vetë e dallohen lexueshëm njëri nga tjetri. Jam i bindur që ky roman do të zërë vend të dukshëm në prozën bashkëkohore shqiptare, madje do të ishte me interes dhe me vlera që ai të përkthehej në cilëndo gjuhë ballkanike dhe më gjerë.

Njohës i mirë i letërsisë, si mësues i gjuhës e letërsisë për mbi 40 vjet, Ramadan Brakaj ka ditur të ndërtojë personazhe të besueshëm psikologjikisht e mirëkonceptuar në botëformimin e tyre, ashtu siç ka ditur të ndërtojë dhe ngjarjet e duhura, që ata të mund të shfaqin vetitë që ai u ka veshur. Romani është i pasur në frazeologji popullore mbresëlënëse, pothuaj nga tërë trevat e Shqipërisë. A. Lloshi

Revista “Kult” Një fëmijë i rritur me mendimin se i ati i ka vdekur, mëson se babai i tij është gjallë, duke vuajtur dënimin nën akuzën për bashkëpunim në trafikimin e qenive njerëzore…. Një grua që e ushqyer me ndjenjën që ish I dashuri ishte vrasësi I vëllait të saj, mbushur me mllef e urrejtje vihet përballë faktesh që vërtetojnë pafajësi, por a do arrijë të falë?!Një libër që sjell pasqyrim të viteve ’97 e më pas, ku lëvizja në kohë nga ato vite në ditët e sotme të rrëmben fuqishëm e ndjellshëm. “Vragë e pashlyeshme” është një roman që vërtet i mungonte jo vetëm letërsisë fierake, (që në gjininë e romanit duhet thënë se ka prurje më të pakta), por edhe asaj shqiptare ku romani ynë, tashmë edhe me këtë përfaqësim, po ecën gjithnjë e më pranë zhvillimeve të prozës mbarëbotërore.

Novruz Arapaj: Poezia juaj “Thirrje buçitëse” të ngreh peshë.Shumë bukur ashtu si ka titullin tamam një thirrje ulëritëse për zgjim të ndërgjegjes,të shtresave që jetojnë në kushte të mbijetesës ,ushtarëve që vriten për qëllime ekspansioni , të femrave e fëmijëve që trafikohen e prostituohen ,të të punësuarve që paguhen me pagë qesharake ,të pensionistëve që nuk mbulojnë dot nevojat më imediate ,të votuesve që votojnë djathtas e majtas për të mbajtur në këmbë një sistem shoqëror e ekonomik të kalbur ,si dhe ai që lamë pas. Thirrje ulëritëse për të gjithë të gjallët mbi dhe ,për një formë tjetër ekonomike qeverisjeje,shpërndarje të të ardhurave dhe mënyrë e kulturë tjetër jetese .