Ramadan Haziri
Appearance
Ramadan Haziri u lind më 10 prill 1940 në Muhoc të Ferizajt. Mbaroi studimet e larta në Shkencat Historike, në Universitetin e Prishtinës. Një kohë punoi si mësimdhënës në Ferizaj e Kaçanik.
Me politikën antishqiptare të ish Jugosllavisë u ndesh që në vitin e largët 1957. Kjo ishte e vetmja arsye pse u largua nga puna, pse u burgos disa herë dhe u eliminua nga jeta publike.
U dënua me 12 vjet burg, prej të cilave 6 i mbajti. Ramadan Haziri startoi me publicistikë:("Arti i atdhedashurisë", Tiranë, 1999)Për të vazhduar pastaj në fushën e romanit. Në konkursin letrar të shtëpisë botuese BUZUKU, për romanin "Vrasësit e dashurisë" mori çmimin e tretë. Aktualisht jeton në Prishtinë.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Arti i atdhedashurisë", publicistikë, Tiranë, 1999
- "Moqalet e Sazlisë", rrëfime, 2002
- "Oaza e Ilirisë", roman, 2003
- "Njerëz dhe minj", roman, 2004
- "Streha e shpëtimit", roman, 2004
- "Imazhi i vëllait në sytë e motrës",roman, 2005
- "Ikje tej fatit", roman, 2005
- "Dragoi i shportës, roman, 2005
- "Kalorësit e mjegullës I,II,III", roman, 2006
- "Krenaria", "Anton Pashku", 2007
- "Pushka e Hasimes", "Anton Pashku", Prishtinë, 2007
- "Vrasësit e dashurisë", "Buzuku",Prishtinë, 2007
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |