Ramazan Bogdani
Ramazan H. Bogdani | |
---|---|
U lind më | 1943 Tiranë |
Occupation | Etnograf, Shkrimtar |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | Etnografi |
Ramazan H. Bogdani (Tiranë, 1943) shkrimtar dhe studiues i etnomuzikologjisë dhe etnokoreografisë, mban titullin “Mjeshtër i Madh”.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Tiranë në vitin 1943. Ndoqi më 1948-1952 liceun artistik "Jordan Misja", më pas më 1960-1963 Instituti Pedagogjik dyvjeçar "Aleksandër Xhuvani", dega Histori - Gjuhësi. Prof. Dr. Ramazan H Bogdani ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë (1965-1969). Bogdani është diplomuar me temë nga Etnografia Shqiptare. Ne vitin 1967 filloi punën si punonjës shkencor në Institutin e Kulturës Popullore, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë. Aktiviteti i tij në ketë institucion vazhdoi deri në dalien e tij në pension. Bogdani është autor i disa librave etnografikë me rëndësi për kulturën shqiptare.[1]
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Etnokoreografi (Tiranë, 2008)
- Etnokoreografi kosovare hasjane (Tiranë , 2005)
- Visare etnokoreografike: fshatrat e Tiranës (Tiranë, 2003)
- Koreografí & art i kultivuar (Tiranë, 1998)
- Vallëzimi popullor shqiptar: lirika (Tiranë 1997)
- Vallëzimi popullor shqiptar Lirika (Tiranë, 1997)
- Gjurmime koreografike (Tiranë , 1995)
- Vallet e Lunxhërisë (Tiranë, 1995)
Përvoja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1950-1967 - Valltar solist dhe koreograf në Filarmoninë shqiptare dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit.
- 1967-2004 - Punonjës shkencor, etnokoreolog në ish Institutin e Folklorit dhe ish Institutin e Kulturës Popullore (sot Instituti i Antropologjise Popullore dhe Studimeve te Artit prane Qendres se Studimeve Albanologjike, Tirane).
- Aktualisht - Pensionist (por pa e ndërprere veprimtarinë shkencore dhe artistike, duke veçuar realizimin e tete botimeve etnokoreologjike).
Kualifikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1981 - Kandidat i shkencave (Vendimi Nr. 39)
- 1993 - Doktor i Shkencave (Vendimi Nr. 3064)
- 1994 - "Drejtues kërkimesh" - Profesor (Vendimi Nr. 11)
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1976 - Te njohim vallet tona
- 1977 - Folklori koreografik i Hasit
- 1978 - Në truallin e valles popullore
- 1978 - Shpirti i popullit në valle
- 1995 - Gjurmime koreografike
- 1995 - Vallet e Lunxhërisë
- 1996 - Letërsi folklorike (ma bashkautor)
- 1997 - Vallëzimi popullor shqiptar - Lirika
- 1998 - Koreografi & art i kultivuar
- 2003 - Visare Etnokoreografike
- 2005 - Etnokoreografi kosovare - hasjanë
- 2008 - Etnokoreografi I (1965-1979)
- 2009 - Etnokoreografi II (1980-1987)
- 2010 - Etnokoreografi lll (1988-1995)
- 2011 - Etnokoreografi lV (1996-2000)
- 2011 - Etnokoreografi V (2001-2004)
- 2011 - Kerçova - Identitet Kulturor (me bashkautor A. Xhagolli)
- 2012 - Etnokoreografi VI (2005-2012)
- 2013 - Diaspora etnokoreografike
ARTIKUJ SHKENCORE DHE POPULLARIZUES MBI FOLKLORIN KOREOGRAFIK SHQIPTAR DHE BOTËROR
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Me shume se 300 artikuj te botuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Itali, Poloni, Turqi, SHBA, Greqi, Hungari etj.
- Mbi 200 biseda dhe emisione te realizuara në radio-televizionet shqiptare, kosovare, maqedonase, italiane, greke, polake, turke, spanjolle etj.
REALIZIME EKSPEDITASH KËRKIMORE SHKENCORE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Etnokoreolog me rreth 100 ekspedita hulumtuese (vetjake ose komplekse) te realizuara në : Shqipëri, Kosove, Maqedoni, ne Diaspore: te arbëreshet e Italisë, Bullgarise, Kroacise, etj. Janë regjistruar : rreth 2000 njësi koreografike, vokale, instrumentale ; lende nga sfera e traditës dhe e bashkëkohësisë te kulturës kombëtare shqiptare ; rreth 7000 fotografi për zërat e mësipërm etj.
Realizime arkivale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lënda nga ekspeditat, e regjistruar kryesisht në terren, është organizuar shkencërisht në skenarët e 221 kinofilmave shkencore (film celuloid 16mm me rreth 60000 m). Ato janë zbardhur në tre katalogë me 746 faqe. Te kësaj natyre janë edhe rreth 100 videokaseta, afërsisht me 350 ore. Në pjesën me te madhe te te dy treguesve, angazhuar me detyrën e udhëheqësit shkencor.
- Lënda eshte e sistemuar shkencërisht në Arkivin e ish-Institutit te Kulturës Popullore AIKP (Kinofilmoteka, Videoteka, Fotofilmoteka), pranë ish-Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
- Në AIKIP është përfshire (janar 2007) realizimi i projektit "Fondi Etnokoreografik Ramazan Bogdani" (FERB), pres 31 dosjesh te përzgjedhura nga ekspeditat në terren, te cilat përmbajnë qindra e qindra skeda për njësite koreografike, përcjelljet vokale ose instrumentale, bartësit interpretues, etj.
- Zotëron një Arkiv Vetjak prej 68 fletoresh dhe 53 dosjesh, nga Fondi i Koreografisë Folklorike e Artistike si edhe nga fusha te tjera te shkencës, artit dhe jetës (1950-2013).
KUMTESA DHE REFERATE NE SESIONE, SIMPOZIUME DHE KONGRESE NDËRKOMBËTARE PËR PROBLEME TE FOLKLORIT KOREOGRAFIK SHQIPTAR
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1987, 1988 - Greqi (Larisa)
- 1990, 1993, 2000, 2003 - Arbëreshet e Italisë
- 1990, 2002 - Hungari (Budapest dhe Szekzard ; e dyta me bashkautor)
- 1993 - Greqi (Athine)
- 1994 - Poloni (Skiernevice)
- 1998 - Turqi (Stamboll) me bashkautor
- 1999, 2007 - Maqedoni (Kërcove) me bashkautor dhe ne Ohër
- 2000 - Austri (Vjene)
- 2000-2005 - Kosove (Prishtine, Has etj)
- 2004 - Tirane (Kongresi IX Ndërkombëtare i Evropës Juglindore, AISEE)
- 2011 - Presheve (Serbi)
- 2012 - Shqiperi (Bylis, Mallakaster)
- 2013 - Shqiperi (Vlore)
Veprimtari folklorike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1968-2009 - Ndihmese praktike per ansamblet folklorike gjate pergatitjeve per festivalet folklorike kombetare
- 1957, 1966, 1968, 1973, 1978, 1983, 1988, 1995,
- 2000, 2004, 2009 - Anëtar komisionesh për organizimin dhe zhvillimin e njëmbëdhjete festivaleve folklorike kombetare
- 2000 - Konsulent shkencor pranë Qendrës Kombëtare te Veprimtarive Folklorike - Tirane, për FFK - Gjirokastër
Kryetar jurie
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1995 - Festivali Folklorik i shqiptareve te Maqedonisë, Tetove "Sharri këndon 95"
- 1988 - Drejtues i Tryezës se Rrumbullaket për Festivalin e 4-t Ndërkombëtar te Folklorit, Stamboll (Turqi, korrik)
- 1999 - Festivali "Feste dituria 99" (Kërcove, Maqedoni, tetor)
- 2002 - Festivali Folklorik Kombëtar i "Valles dyshe shqiptare" (Librazhd, shtator)
- 2003 - Festivali i Dyte Euromesdhetar i Muzikes e Valles Arbereshe dhe President i Simpoziumit Shkencor Ndërkombëtar (San Cosmo Albanese, Itali, gusht)
- 2004 - Festivali "Hasi Jehon, 2004" (Kosove, maj) - Festivali Folklorik Kombëtar "Guraa Popullore" (Gjilan, Kosove, qershor)
- 2006 - Festivali Folklorik Kombëtar "Vallja Burimore" (Lushnjë, maj)
- 2012 - Festivali V-te Nderkombetar "Polifonia Shqiptare" (Bylis, Mallakaster, Shqiperi, qershor)
ANËTAR JURIE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1978, 1983, 2004 - Festivali Folklorik Kombëtar (Gjirokastër)
- 1995 - Festivali i Këngëve dhe Valleve Popullore te Përpunuara dhe te Stilizuara "Kënge jeho '95" - Struge (Maqedoni, gusht)
- 1998 - Festivali i 37-te Ndërkombëtar i Valleve - Bursa (Turqi, korrik) - Festivali i Kengeve dhe Valleve "Kenge jeho '98", Struge, Maqedoni
- 1999 - Vëzhgues në Festivalin Ndërkombëtar te Folklorit Arumun te Simpoziumit përkatës - Konstancë (Rumani, gusht) - Festivali "Kosovarja këndon" - Ferizaj (Kosove, dhjetor)
Pedagogji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në Shkollën e Mesme Koreografike dhe Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve) është dhëne lënda "Folklori koreografik shqiptar".
ANGAZHIME PËR DREJTIME TE KUALIFIKIMEVE SHKENCORE DHE ARTISTIKE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jane udhëhequr tema diplomash, master, disertacione doktorature për probleme te koreografisë folklorike dhe te kultivuar
- Ngarkuar nga Komisioni Shtetëror i Kualifikimit Shkencor e Pedagogjik si anëtar ose kryetar jurie pranë Institutit te Kulturës Popullore, Institutit te Antropologjise Popullore dhe Studimit te Artit dhe Universitetit te Arteve për mbrojtje disertacionesh ("Master", "Kandidat i Shkencave", "Doktor i Shkencave" dhe "Profesor" ) në fushën e folklorit, letërsisë dhe muzikës se kultivuar shqiptare.
PROJEKTE PËR PROBLEMET FOLKLORIKE NE IKP
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1995 - Autor i projektit "Kriteret shkencore dhe organizative te FFK (Berat)
- 2000 - Bashkautor në projektin "Mbijetoje etnokulturore" (Kosove)
- 2001 - Bashkautor në projektin "Ekspedite në Has te Kosovës - 2001" - Bashkautor në projektin "Kinofilmoteka e IKP"
- 2006-2007 - Autor i projektit "Fondi Etnokoreografik Ramazan Bogdani"
BIBLIOGRAFI INDIVIDUALE E BOTUAR PËR VEPRIMTARI SHKENCORE DHE ARTISTIKE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1952-1998 - Në veprën "Koreografi & art i kultivuar", f.943-987
- 1995 - 66 zëra (1964-1994) në International Council For Traditional Music, Study Group on Ethnochoreology and Institute of Ethnology and Folklore Research (Zagreb, Croatia, p. 6-11)
- 1999 - 25 zëra (1965-1998) në International Council For Traditional Music, Study Group on Ethnochoreology and Institute of Ethnology and Folklore Research (Zagreb, Croatia, p. 24)
- 2005-2012 - 13 zera etnokoreografik botuar ne dy versione ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (nga Akademia e Shkencave)
VEPRIMTARI NE ARTIN KOREOGRAFIK TE KULTIVUAR
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Si koreolog (studiues dhe analist), jane botuar shume artikuj për artin koreografik te kultivuar, përfshire edhe baletet kombëtare e ndërkombëtare. Gjithashtu, libretist i disa tablove koreografike dhe baleteve.
- Si koreograf ka vene në skene krijimtari artistike dhe profesioniste, në te gjithë institucionet dhe në shume ansamble amatore. Për vite me radhe ka punuar me grupe fëmijësh, kryesisht në Pallatin e Kulture "Ali Kelmendi" dhe ne Pallatin e Pioniereve, Tirane.
- Realizimet në Ansamblin Kombëtar te Këngëve dhe Valleve Popullore : "Dredhia e te rinjve" (1966) ; "Peshkatarët" (1975) ; "O trima luftëtare" (1978) ; "Vallja kaçakshe kosovare" (me bashkautor Panajot Kanaci, 1981) ; "Në bjeshkët e Rugovës" (1981) ; "Valle me motive te Librazhdit" (1986) ; "Burr' i vogël, moj kërcure" (1987) ; "Shtypja e piperit" dhe "Loja e iriqit" (1988).
- Krijimtari koreografike në :
- 1954 - Operetën e pare shqiptare "Agimi" - Korçë
- 1959 - Versionin e pare te operas "Mrika" në Teatrin e Operas dhe te Baletit
- 1979 - Libretin e baletit "Kecat dhe ujku" në TOB
- 1986 - "Tufe vallesh" me Ansamblin e Fshatit prane Pallatit te Kultures
- 2004 - "Vallet e zileve" me Ansamblin e Qarkut te Tiranes, FFK Gjirokaster
- 2007-2009 - "Valle dyshe e qytetit te Tiranes", etyd humoristik, "Te dua o Shote" dhe disa valle te tjera ne Ansamblin "Shqiponja", Tirane
- 2009 - Stilizimi dhe organizimi i "Kolazh Vallesh" ne Ansamblin e Qarkut te Tiranes (FFK Gjirokaster)
VEPRIMTARI ARTISTIKE JASHTË SHTETIT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Valltar profesionist me Ansamblin e Valleve te Filarmonisë Shqiptare për koncerte në : Bullgari, Hungari, Çekosllovaki, Poloni, Rumani (1950) ; Bashkim Sovjetik (1951) dhe në RD Gjermane (Berlin) për Festivalin e III-te te Rinise Botërore (1951).
- 1964-1965 - Valltar dhe koreograf me Ansamblin e Ushtrisë Popullore për koncerte në Kine, Kore dhe Vietnam.
- 1974 - Koreograf dhe udhëheqës artistik me Ansamblin "Valbona" te Tropojës në Festivalin Ballkanik te Këngëve dhe Valleve Popullore, Ohër dhe koncerte në Dibër - Maqedoni.
- 1980 - Koreograf me Ansamblin "Durrësi" te Durrësit për koncerte në Turqi
- 1984 - Koreograf ma ansamblin "Skënderbeu" te Korçës për koncerte në Greqi
- 1995 - Koreograf me Ansamblin Folklorik Artistik "Tirana" te Tiranes në dy veprimtari ndërkombëtare në Itali: Festivali i Peste, në komunen Galiate te Novares dhe në Festivalin e Trete në komunën Kavur te provincës se Torines
- 2006 - Shoqërues - vëzhgues dhe referent me një ansambël koreografik te Qendrës Kulturore "Tirana" - Tirane, në dy festivale ndërkombëtare folklorike në Spanje: Festivali i XVII i rajonit Ehtramadura në qytetin Badahos dhe Festivali i VII në qytetin Valle de Mena - Udheheqes artisitk me Ansamblin Folklorik "Dajti" ne nje Festival ne Prizren, Kosove
- 2007 - Shoqërues - vëzhgues dhe referent me Ansamblin "Shqiponja" te Tiranes në Festivalin e VI Ndërkombëtar te Folklorit në qytetin Cetinje te Malit te Zi.
- 2008 - Shoqërues - vëzhgues dhe referent me :
- Ansamblin koreografik te Qendrës Kulturore "Tirana" - Tirane, në "Festivali i 49-te Folklorik Ndërkombëtar në Montrezho", Midi Pirene, France.
- Ansamblin "Shqiponja" te Tiranes në Festivalin e XI-te Ndërkombëtar te Valleve te Fëmijëve, Shkup.
- 2008, 2009 - Vëzhgues dhe referent në Festivalin Folklorik Mesdhetar, Vlore (Edicioni IV dhe V).
- 2011 - Shoqerues-vezhgues me Ansamblin "Folk Danc Tirana" te Qendres Kulturore "Tirana", ne Murcia-Spanje, Festivali i 44-t te Folkut Mesdhetar
ORGANIZIM DHE UDHËHEQJE ARTISTIKE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Me shume ansamble folklorike dhe spektakle koncertale në disa institucione kulturore artistike te Shqipërisë.
- 2004 - Me Ansamblin Folklorik te qytetit te Tiranes në FFK - Gjirokastër, 2004, i cili u vleresua me Çmim te Pare.
- 2005-2006 - Udheheqes Artisitk me Ansamblin Folklorik "Dajti" te Tiranes
- 2007-2009 - Udhëheqës artistik dhe koreograf me Ansamblin Folklorik Artistik "Shqiponjat" te Tiranes.
- 2009 - Me Ansamblin Folklorik te Qarkut te Tiranes në FFK - Gjirokastër 2009. U vlerësua me çmim te pare, për "Kolazh vallesh rituale nga fshatrat e Tiranes"
Funksione shkencore dhe artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1984-1989 - Anetar i Komitetit Drejtues te Koncerteve te majit, Tirane - Per shume vite, anetar i Keshillit Artistik te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore si dhe Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.
- 1992-2004 - Për 12 vjet, Shef i Departamentit te Etnomuzikologjisë dhe Etnokoreologjisë në Institutin e Kulturës Popullore ; Anëtar i Këshillit Shkencor te IKP-se ; Anëtar i redaksisë te revistave shkencore "Kultura popullore" dhe "Çështje te Folklorit Shqiptar" në IKP (Ne çeshtje vazhdon te jete anetar redaksie).
- 2002-2007 - Anëtar i redaksisë te fushës se kulturës popullore për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (ne dy versione - 1980 dhe 2008) - Anëtar i redaksisë ne revisten "Univers" - Tirane
- Aktualisht - Anëtar i Seksioit Studimor Ndërkombëtar për Etnokoreologjinë pranë UNESCO-s - Anëtar i Komitetit Drejtues te Qendrës se Studimeve Italo-Arbëreshe (San Demetro Coreone, Itali)
Dekorime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1954 - Medalje punë (Dekreti Nr. 1978)
- 1988 - Urdhri "Naim Frasheri" i Klasit III (Dekreti Nr. 6860)
- 2000 - Titulli "Mirenjohja e Qytetit te Tiranes" (Vendimi Nr. 59)
- 2005 - Urdhri "Naim Frasheri" i Arte (Dekreti Nr. 4462)
- 2010 - Titulli "Mjeshter i Madh" (Dekreti Nr. 6405) - Titulli "Nderi i Qarkut Tirane" (Vendimi Nr. 275)