Ramiz Reka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ramiz Reka boksier shqiptar. Ish-kampion boksi, profesor, trajner boksi dhe autor i disa librave. [1] Ramiz Reka një nga emrat më të njohur të boksit shqiptar e ka nisur karrierën e tij sportive në qytetin e tij të lindjes në Durrës dhe më pas e vazhdoi në Klubin e "Partizanit", ku u shpall tre herë kampion i Shqipërisë në vitet 1961, 1962 dhe 1963. Profesor Reka ka dhënë kontribut të madh si trajner, gjyqtar dhe pedagog, si dhe është vlerësuar me disa çmime. U nda nga jeta më 19 nëntor 2020 pasi ishte infektuar me COVID-19. [2]


Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://telegraf.al/sport/ramiz-reka-profesori-i-boksit-shqiptar/
  2. ^ https://shqiptarja.com/lajm/ndahet-nga-jeta-ishkampioni-i-boksit-ne-shqiperi-ramiz-reka?r=pop5s/