Ramush Rama
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
[1]Ramush Rrahim Rama I lindur më 25. 03. 1934 në Barainë, Komuna Podujevë. Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në Orllan, kurse paragjimnazin në Podujevë në vitin 1950. Shkallën e parë të Fakultetit Filozofik e kreu në Prishtinë më 1964 - dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Fakultetin Filozofik e mbaroi në Beograd 1972 (dega Gjuhë dhe Latërsi Shqipe).
Ecuria e punës:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në Podujevë - mësues klase në vitin shkollor 1952/53 - Referent i arsimit në rrethin e Llapit - Podujevë prej 1953 - 1955. - Inspektor i arsimit në Rrethin e Prishtinës prej 1955 - 1958. - Drejtor i Konviktit të Shkollës Normale në Prishtinë 1959 - 1961 - Kryeshef i Arsimit dhe Shëndetësisë në Komunën e Podujevës 1961 - 1965 - Gazetar në Byronë Informative të Kuvendit të Kosovës 1965 - 1967 - Kryetar i Kuvendit të Komunës në Podujevë 1967 - 1969 - Kryetar i Këshillit për Arsim, Shkencë e Kulturë të Kuvendit të KSAK 1969 - 1974 - Drejtor i Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të KSAK 1974 - 1981 - Redaktor i teksteve për shkolla të mesme në Entin e Teksteve 1981 - 1991, kur pensionohet në moshën 57 vjeçare, pas uzurpimit të entit nga ana e pushtetit sërb dhe vënja e masave të dhunshme nga Beogradi. Vdiq në Prishtinë më 27. 02. 2000.
Kontributi i tij njihet kryesisht në përhapjen e arsimit përkatësisht zgjërimin e rrjetit të shkollave tetëvjeçare në Komunën e Podujevës. Derisa ushtronte funksionin e Kryeshefit të Arsimit dhe Shëndetësisë nga viti 1961 e deri më 1965 përfshirja e nxënësve në shkollim të rregullt,në atë kohë, arrin mbi 80% të gjeneratës. Me angazhimin e tij dhe nën përkujdesjen direkte të tij, u hap në Podujevë më 01. 09. 1961 për herë të parë Gjimnazi " 8 nëntori ", në fillim si paralele e ndarë e gjimnazit të Prishtinës, e një vit më vonë edhe si i pavarur. Pas Plenumit të Brioneve, i njohur si plenum kundër deformimeve të UDB-së, me kërkesën gjithpopullore të trevës së Llapit, Ramush Rama, zgjidhet Kryetar i Kuvendit Komunal të Podujevës më 22. maj 1967, të cilën detyrë e ushtroi deri në nëntor të vitit 1969 kur zgjidhet Kryetar i Këshillit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Dhomës Krahinore të Kuvendit të KSAK. Gjatë këtij mandati ishte shumë aktiv në formimin e institucioneve arsimore e shkencore me rëndësi për Krahinën si Fakultetin e Mjekësisë, RTV e Prishtinës, Universitetin e Prishtinës dhe shumë fakultete e shkolla tjera të larta.
Në Mars të vitit 2014, me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe 14 vjetorit të vdekjes, në Biblioteken Kombëtare të Kosovës, u promovua libri i autorit Faik M. Hoxha me titull "RAMUSH RAMA Veprimttar i çështjes kombëtare" me Redaktor dhe redaktor gjuhësor Akademik Mehmet Halimi dhe recenzent Prof. dr. Shefqet Riza.
- ^ Xhevdet R. Rama