Raymond A. Spruance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Raymond Ames Spruance (3 korrik 1886 - 13 dhjetor 1969) ishte admiral i flotës ushtarake detare të Amerikës në Luftën e Dytë Botërore.
Spruance komandoi forcat detare amerikane gjatë dy prej betejave më të rëndësishme detare në frontin e Paqësorit, Betejën e 'Midway' dhe betejën e Detit te Filipineve. Beteja e Midway ishte fitorja e parë e madhe për Shtetet e Bashkuara mbi Japoninë dhe është parë nga shumë si pikë kthese ne luftën në Paqësor. Beteja e Detit te Filipineve ishte gjithashtu një fitore të rëndësishme për SHBA. Kjo beteje njihet gjithashtu si "Beteja e Marianeve" qe pothuaj i asgjësoi forcat aeroplanmbajtëse japoneze. Raymond është njohur si një nga admiralet me te mëdhenj te kohës. Për shkak te mendjemprehtesise se tij, atij i kishin vene nofkën "truri elektronik". Spruansi ndihmoi për planifikimin e pushtimit të Japonisë. Ai u be kryekomandant i Flotës se Paqësorit, president i Kolegjit te Luftës Detare dhe, pas daljes ne pension, u emërua ambasador ne Filipine.
Fillimet dhe jeta ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Spruansi ka lindur në Baltimore, Maryland, prindërit e te cilit ishin Aleksandër dhe Annie Spruance. Ai u rrit në Indianapolis, Indiana. Spruansi studioi ne shkollat publike të Indianapolisit dhe u diplomua në Shkollën e Lartë të "Shortridge". Më pas, ai vazhdoi studimin në Akademinë Detare të SHBA në 1906, dhe gjithashtu studioi për inxhinieri elektrike disa vite më vonë. Gjate shërbimit te tij ai komandoi lufte-anijen Osborne USS, kater lufte-anije te tjera te ngjashme me te parin, dhe luftanijen USS Misisipi (BB-41).
Lufta e Dyte Botërore : Përpara "Midway"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në muajt e parë të Luftës së Dytë Botërore në Paqësor, Spruance mori ne komande katër lufte-anije të mëdha te cilat përbenin lufte-anijet e divizionit te peste. Divizioni i Spruansit ishte e kontrolluar nga një ushtri e posaçme ndërtuar rreth aeroplanmbajtëse "USS Enterprise" i komanduar nga admirali William "Bull" Halsey. Halsey udhëhoqi një seri sulmesh kundër forcave japoneze në Ishujt Marshall, ishullin Wake, dhe objektivave të tjera.
Lufta e Dyte Botërore : Beteja e Midway
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Admirali William Halsey, komandant i forcave aeroplanmbajtëse ne Paqësor, u sëmur nga psoriasis, nje sëmudje kronike qe shfaqet ne lëkure dhe si pasoje ai për njëfarë kohe nuk mund ta drejtonte flotën. Ai i rekomandoi shefit të tij Chester Nimitz W. Bush që Spruansi te zërë vendin e tij, por qëndronte një problem se meqë Spruance, si një komandant lufte-anijesh, do të kishte shumë pak ide se si ti komandonte aeroplantransportuesit.