Rebeli i bajraqeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rebeli i bajraqeve roman me Autor: Sulejman Krasniqi. Botuesi: "Toena". Faqet e librit 152.

Ashtu si legjendat popullore të Bjeshkëve të Nemuna, të rrëfyera gojë pas goje, fabula e këtij romani na sjell figurat e komitëve ose siç quhen ndryshe bajraktarë. Na shpaloset një botë mistike me zakonet dhe traditat tashmë të harruara paksa, por që autori i sjell nëpërmjet figurës së Gac Ashtit që e nisi luftën kundër pushtuesve, kur ishte vetëm trembëdhjetë vjeç, e ra heroikisht 97 vjeç në përleshje me policinë serbe, kur Millosheviçi zhveshi shpatën gjakatare në Gazimestan...