Shko te përmbajtja

Refik Jahja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Refik Jahja (maqedonisht: Јахја Рефики; Lisec, 10 tetor 1937 – Tetovë, 24 janar 2019) ishte skitar shqiptar nga Maqedonia.[1]

Refiku lindi në fshatin Lisec të Tetovës më 10 tetor 1937. Ai ishte anëtar i Klubit të skijimit “Luboten” në Tetovë. Ishte kampion i pionerëve (1946–1951), kampion i të rinjve (1951–1955) dhe kampion i seniorëve(1955–1966) i Maqedonisë. Në Kampionatin e Jugosllavisë në Jahorinë (Srajaevë, Bosnje dhe Hercegovinë) të vitit 1954, fitoi vendin e parë për të rinj në slalom, ndërsa në Kranjska Gora (Slloveni, 1955) fitoi vendin e tretë. Ka përfaqësuar disa herë Jugosllavinë në skijim. Më 1954 u zgjodh sportisti më i mirë i Maqedonisë dhe është fitues i disa mirënjohjeve dhe medaljeve. Rafiki ishte gjithashtu anëtar i Këshillit Olimpik të Maqedonisë.

Ndërroi jetë më 24 janar 2019 në Tetovë.[2]

  1. "Refik Jahja 1936 - 2019 » Skijanje.rs". www.skijanje.rs (në serbisht). Marrë më 2025-08-29.
  2. TetovaNews (2019-01-24). "Përcillet për në banesën e fundit legjenda tetovare e sportit të skijimit, i madhi Refik Jahja (VIDEO+FOTO)". Tetova News. Marrë më 2025-08-29.