Jump to content

Refuzimi i shkrimit : proza nga kaosi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Refuzimi i shkrimit : proza nga kaosi libër me Autor Moikom Zeqo. Shtëpia Botuese "Dituria". Viti i botimit 2011. Faqet e librit 318.

Falë dijes enciklopedike dhe këndvështrimit të tij kreativ në shumësi, arsyetimet apokaliptike të Moikom Zeqos prekin antikitetin, filozofinë, artin, letërsinë, gërmimin, mitizimin, etikën, politikën, ëndërrimet, shkencën, liturgjinë, kulturën, qytetërimin që i përmbledh të gjitha këto forma të shprehuri.

Tregimi i tij të deh. Realitetet e prekura janë “odiseizmi” i tij si mënyrë jetese, të gjitha rastet i zbulon si “arkeolog i kozmogonisë”.Moikom Zeqo paraqet një fenomen krijues, madje një fenomen në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, i vë në sprovë lexuesit në përgjithësi, por njëkohësisht e shkund gjithë ndërgjegjen krijuese shqiptare.

Ashtu si J. G. Borgesi, që dikur bëri ndryshim rrënjësor në fushën e letrave, edhe Moikom Zeqo dalëngadalë po i jep një kahje krejtësisht tjetër letërsisë shqiptare. Është mjeshtër i vërtetë i lojës së pafund me dijen dhe fantazinë krijuese. Pa dyshim, koha punon për të.