Reshat Sahitaj
Reshat Sahitaj ka lindur më 1952 në fshatin Sopijë të Therandës. Ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare.
Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhës frënge dhe diplomon në Ecole Supérieure de l’Etat. Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë. Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin.
Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Parlamentin Evropian që nga viti 1989 deri më 1998.
Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO.
Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë, Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie–Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe Bardhyl Mahmuti.