Reshit Shtëpani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Reshit Shtëpani ushtarak, mjek, ish-drejtor i Qendrës Riprodhuese të kuajve të racës në Shqipëri. Reshit Shtepani (16 dhjetor 1926 Shengjergj i Tiranes - 12 shkurt 2008 Tirane), Ushtarak (Nen-Kolonel ne heqjen e gradave ne vitin 1967) e mjek veteriner, pedagog per nje periudhe te caktuar ne Fakultetin e Agronomise e Zooteknise, drejtor i Qendres se Mbareshtimit te Kuajve te Races (ose i famshmi “Reparti 3150” deri ne mbylljen e saj ne 1975) dhe komandant i Spitalit te Pergjithshem Veterinar te Ushtrise. Pjesemori qe ne moshen 16 vjeçare ne luften Antifashiste Nacional-Clirimtare ne fillim si partizan ne Ceten partizane te Shengjergjit e me pas prane shtabit te Brigades se V Sulmuese. Pas çlirimit te vendit qé kuader i Ushtrise i ngarkuar me detyra te ndryshme ne Shkoder, Mirdite, Gjirokaster, Burrel, etj. Diplomohet me sukses ne vitin 1960 ne fakultetin e Veterinarise; Shtepani do te ishte student e me pas bashkepunetor e mik i mjekeve me te shquar veterinere te Shqipërise si psh i prof. Vasfi Samimi, e te tjere. Komanda e Pergjithshme e F. A. te Shqipërise do ta ngarkonte dr. Reshit Shtepani ne cilesine e mjekut veterinar ne nje ekip bashkepunetoresh ne provat dhe eksperimentet e parashkuara me zjarr armatimi mbi qendrat te te gjitha llojeve te fortifikuara, ku do te verikohej edhe efikasiteti i tyre me prova me kafshe te gjalle te llojeve te ndryshme duke pare e analizuar efektet fizike e comportamentele afat-shkurter, afat-mesme e afat-gjate nga pasojat te mbyllurit nen zjarrin real luftarak Deri sa del ne pension ne vjeshten e vitit 1982 Shtepani ushtroi detyren e Drejtorit te Spitalit te Pergjithshem Veterinar te Ushtrise se Shqipërise komuniste. Dr. Reshit Shtepani beri çmos te shpetonte Qendren e Mbareshtimit te Kuajve te Races nga vendimi i palogjikshem per supriminin e saj, duke iu drejtuar me kuraje e vendosmeri te gjithave instancave partiake e shteterore te kohes, por pa dobi. Dr. Reshit Shtepani gjithashtu ne vitet 1979-1981 ne cilesine e specialistit dhe njohesit te mire te zooteknise, u perpoq qe te ndalonte reformen absurde te atyre viteve per tufezimin e bagetive, etj, duke iu drejtuar me shqetesim personaliteteve me te njohura partiake e shteterore duke ngritur keshtu hapur, me kuraje e me shqetesim zerin kritik kunder reformave te tilla duke i paralajmeruar jo vetem per disfate por edhe rrenim ekonomik ashtu edhe siç do te ndodhte per fat te keq ne vitet '80-te e '90-te. Dr. Reshit Shtepani pas daljes ne pension do ti kushtohej me po aq pasion studimit te historise e te etnografise, duke shenuar nje sukses edhe ne fushen e vezhgimit te dukurive etnografike te krahines se Shengjergjit te Tiranes, ne studimin e historise se epokes se Gjergj Kastrioti Skenderbeu, te historise se krahines se Shengjergjit e veçmas ate mesjetare te Vone. Shtepani pati sukes sidomos ne studimin e raporteve te kujteses historike social-kulturore te arbresheve te Siçilise me trashegimine e atdheut ame Shqipërine esotme dhe te kohes se Skenderbeut (zbulimi u arrit permes nje analize te veçante te poemes se shquar “Kenga e Sprasme e Bales” e shkruar nga arbereshi Gavril Dara i Riu). Dr. Reshit Shtepani do te shkruante artikuj e shkrime te ndryshme me tematiken e siper cituar qe do te shihnin driten e botimit neper organet e specializuara kerkimore-shkencore te kohes si psh ne revisten periodike “Studime Historke” etj. Dr. Reshit Shtepani do te ishte autor librash profesionale si:

“Pervoja e kryebariut Lezan Pisli ne rritjen dhe zhvillimin e dhise”, Tirane 1968;

“Flora dhe Fauna e vendit tone, mundesite e perdorimit te tyre per ushqim dhe mjekim per njerezit dhe kafshet ne kushte fushore”, Tirane1973 Autor i librit mbi historine e familjes se tij; Bashkeautor i rendesisshem ne librin antologjik “Krahina e Shengjergjit”, Tirane 2003. Dr. Reshit Shtepani do te kishte nderin te te ishte deri ne fund te jetes zevendeskryetar i Organizates Kombetare te Veteraneve te Luftes Nacional-Clirimtare.