Restaurimi i monumenteve të kulturës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tërësia e ndërhyrjeve për ruajtjen dhe vlerësimin e monumenteve. Përfshin mirëmhajtjen e vazhdueshme (ndërhyrjet konservuese) dhe ndërhyrjet komplekse për vlerësimin shkencor dhe estetik, duke pasur njohje të gjithanshme të monumentit. Pas Çlirimit pranë Institutit të Shkencave më 1948 u ngrit bërthama e parë restauruese. Më 1962 në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë u krijua sektori i restaurimit, mbi bazën e të cilit më 1965 u ngrit Instituti i Monumënteve të Kulturës. Numri i monumenteve, ka ardhur duke u shtuar, është rritur shkalla e ndërhyrjeve në to si dhe puna kërkimore është vënë mbi baza shkencore. Arritje me vlerë janë restaurimet e zonifikimi i qyteteve-muze të Beratit dhe Gjirokastrës, restaurimi i mureve të kalasë ilire të Lezhës, i Nimfeut të Apolonisë, i kishës së Perondisë, i xhamisë së Ethem Beut në Tiranë, i pazarit të vjetër të Krujës, restaurimet në mjaft banesa qytetare e fshatare etj.