Jump to content

Resul Arifi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Resul Arifi ishte hero dhe patriot nga Shipkovica e Tetovës. Ai ka qenë në burg për politikë, sëbashku me mua. I mbajti dy vjet e gjysmë, edhepse ishte i dënuar më shumë, por e lëshuan para kohe, ngase ishte i sëmurë. Unë kam qenë katër vjet në burg (1951-1955), ngase na zunë duke vepruar për bashkimin dhe përparimin e shqiptarëve, ngado që janë”. Në pyetjen për kushërinjtë Gjura, zoti Resul Arifi na thotë : “Sadudini ishte më i mençur se Xhelali, ndërsa Xhelali ishte më trim se Sadudini. Trimëria e tij kaplonte përmasa legjendare. Ai vjente nga Tirana, futej si gjilpërë në shtëpinë e tij të mbushur me xhandarë, përshëndetej me nënën, i jepte libra shqipe për t’i shpërndarë dhe delte pa e vërejtur askush. Por, mos harroni të shtoni edhe atqë se para Xhelal Gjurës, Shipkovicës ia rriti autoritetin Rexhep Voka. Por ai ishte aq i ditur, saqë populli i thjeshtë nuk e kuptonte. Ai edhe vetë thoshte: “At xhi di unë, s’kam kuj t’ja kallzoj”. Shipkovica e ka pasur edhe një atdhetar tjetër të shquar : Rexhep Ramizin, të cilin e dënuan shkijet pas vdekjes së tij, dhe atë me tetë vjet. Ajvaz Vokën e kam dashur shumë ngase ai e pat prurë lidhjen e parë radiofonike, nga Bukureshti në Shipkovicë, por e spiunuan do shqiptarë të shitur dhe erdhën dymbëdhjetë xhandarë në kohën e pushtimit italian dhe ia morën”. Po ndonjë plak tjetër të mençur, kishte Shipkovica asokohe ?- e pyesim xhaxhin Resul, i cili vazhdon: “Si jo ! Po për Ademin e Avllahit, a ke ndeje ? Ai ishte edhe trim edhe i mençur. Ai i pat ndërruar emrat e rrugëve, nga shkinishtja në gjuhën shqipe. Sa mbaj mend unë, në Shipkovicë, rrugës që nga faltorja e deri te shtëpia e Baftjarit, ia vu emrin Rruga Rexhep Voka. Me të njëjtin emër, ai propozoi asokohe që edhe rruga e e sotme “Shtipska” në Tetovë, të thirret Rexhep Voka, ngase atje jetonin Xheladin Voka e do kushërinj të tjerë të këtij dijetari të njohur, për veprën e të cilit ka botuar këto ditë, një libër shkencor, edhe dr. Vehbi Bexheti. Resul Arifi përndryshe, ka dhënë një kontribut të denjë për Kosovën martire, dhe atë përgjatë viteve 1990-1999, duke dërguar ndihma të shumta, së bashku me Nazmiun e Sellcës, dhe atë, në një mënyrë të atillë konspirative, saqë as udbashët e as dreqi nuk u binte në gjurmë, një veprimtarie të këtillë, sa humane, po aq edhe të shenjtë. Me një sinqeritet që i ka hije, ai rrëfen se si ka dërguar edhe në Malishevë ndihma të panumërta, ushqime e veshmbathje, për fëmijë e për të rritur. Është karakteristik fakti se këtë gjest të madhërishëm të altruizmit, të grumbullimit, ekspeditimit dhe shpërndarjes së ndihmave, nuk e ka bërë publike. “Ka shumë gjëra që shqiptarët ende nuk i dinë”,- na thotë xha Resuli dhe shton : Shumëkush prej nesh, ende nuk e din se rrënjët e lashta të shqiptarizmit gjenden në katolicizëm. Ne mnjakët, për shembull, pikërisht familja ime, që nga Xhema-Arifi-Veseli-Aliu-Isaki arrijmë, brez-pas-brezi, te Kola, i cili ka qenë njëri nga stërgjyshërit tanë me përkatësi konfesionale katolike. Dhe kjo nuk prish punë ngase ata e shpëtuan Kosovën nga kthetrat e tërbuara të shovinizmit serbomadh. Pastaj varri më i motshëm i Shipkovicës, është i Hodë Macit, që edhe ai ka qenë katolik dhe ky varr me gurë të hatashëm, gjendet pranë varrit të shenjtë, të tribunit të atdhedashurisë shqiptare të kësaj ane, Sadudin Gjurës.