Resul Bedo
Appearance
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Resul Bedo ka lindur në vitin 1926 në fshatin Fushë-Bardhë të Gjirokastrës. Në moshën 15-vjeçare, ishte nga të parët që u rreshtua në çetën “Çerçiz Topulli”, më pas në batalionin “Asim Zeneli” dhe më vonë në Brigadën e 6 Sulmuese. Gjatë luftës mori pjesë dhe në betejat në Jugosllavi. Ndërsa pas çlirimit të vendit do të ishte nga ushtarakët që morën pjesë në përballjet me Greqinë gjatë provokacioneve në kufi, më vitin 1948. Krijimtarinë e tij e nisi që në moshë të re në botimet e shtabeve të ushtrisë, për tu bërë më pas një nga autorët më të spikatur të historisë së luftës dhe heronjve të saj. Ndërroj jetë më 10 janar 2017 në Tiranë.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Nga Kuçi në Vishegrad" : ditar partizan - 1958
- "Shqiponjat e vogla" - 1961
- "100 episode partizane" - 1963
- "Ky vënd ka zot" - 1964
- "Gryka e Zarelit" - 1964
- "Bjeshka" tregime për fëmijë të moshës së re e të mesme shkollore - 1966
- "Ata mbetën gjithmonë ushtarë" - 1967
- "Batalioni Partizan "Asim Zeneli" (7 gusht 1943 - 1968)" redaktor - 1968
- "Armë të pathyera" skica dhe tregime - 1968
- "Shtegu i verbër" : kronikë letrare - 1968
- "Marshim i pandalshëm" - 1968
- "Këngë trimërie" V.1 (përgatiti) - 1968
- "Goditje" kronikë letrare - 1972
- "Në fletë të shënjestrës" : skica, portrete dhe përshkrime nga një stërvitje - 1972
- "Operacioni “Nëpërka”" roman - 1972
- "Prapa ekranit" : tregime dhe skica - 1973
- "Grusht çelik Brigad' e Gjashtë : përpjekjet dhe veprimtaria luftarake e politike e Brigadës VI Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare" - 1973
- "Edhe ne luftuam" roman - 1974
- "Yje të pashuar"
- "Çlirimi i Shkodrës" kronikë : vështrim si pas ngjarjeve e dokumenteve historike të kohës - 1997
- "Ditë me furtunë" roman - 1977
- "Lule në vezme : tregime" skica e novela - 1977
- "Gjurmë të ndezura" roman - 1980
- "Pishtarë të lirisë" - 1993
- "Në zemër të maleve"
- "Shtegtim i largët"
- "Birbilenjtë" roman - 1995
- "Ushtari i pushkatuar" novelë për shkollarët e vegjël - 1996
- "Rrëfimi i një emigranti" novelë dhe tregim për fëmijë - 1997
- "Ndëshkimi i korbave" roman - 1998
- "Po ku je Adem Jashari!" - 1999
- "Shtegtim i largët" (ditar lufte i një divizioni shqiptar në Bosnje, janar-shkurt 1945) - 2000
- "Gjurmë në kujtesë" skica-portrete - 2000
- "Llukani" monografi e letrarizuar - 2000
- "Kryqthyerit dhe shqiponjat" - 2002
- "Kështjella partizane e Cepos" - 2003
- "Fushëbardha, shtëpia e të gjithëve" - 2004
- "Furtuna" roman Bot. i 2-të - 2004
- "Divizioni VI "Sulmues" në fletët e një ditari" - 2006
- "E jetoi jetën pa iu thyer gjuri" - Pa vt.
- "Idriz Alidhima" novelë - 2006
- "Mendime për "Yje të pashuar" - 2007
- "Ata ngritën lart lavdinë e atdheut : gusht 1949" - 2008
- "Avdyl Bizhga përmes kujtimeve" (bashkautor) - 2011
- "Bota u përket guximtarëve" : (skica dhe portrete) - 2014
- "Ballëndriturit : yje të pashuar, dëshmorë që ranë në betejën për çlirimin e Tiranës" - 2014
- "Ditar i Divizionit të VI Sulmues të UNÇSH : (3 janar 1945-12 shtator 1945)" - 2015