Revizionizmi historik
Revizionizmi historik, në historiografi, është reinterpretimi i pikëpamjeve ortodokse bazuar mbi provat, motivimet dhe proceset vendim-marrëse që rrethojnë një ngjarje të caktuar historike. Pavarësisht se termi revizionizëm përdoret ndonjëherë në një mënyrë negative, revizionizmi konstant i historisë është pjesë e procesit normal të dijes në shkrimin e historisë.
Rëndësia e revizionizmit dhe procesi i dijes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historiani James McPherson, duke shkruar për Shoqatën Historike Amerikane (American Historical Association), përshkroi rëndësinë e revizionizmit:
14,000 anëtarët e kësaj Shoqate, megjithatë, e dinë se revizioni është limfa e punimeve historike. Historia është një dialog me të tashmes dhe të shkuarës, Interpretimet e të shkuarës janë subjekt ndaj ndryshimeve në përgjigje të provave të reja, pyetjeve të ngritura ndaj provave, perspektivave të përftuara nga kalimi i kohës. Nuk ka një "të vërtetë" të vetme, të përjetshme dhe të patjetërsueshme rreth ngjarjeve të shkuara dhe domethënies së tyre. Puna e papërfundim e historianëve me kuptue të shkruarën - pra, "revizionizmi" - është ajo çfarë e bën historinë jetësore dhe domethënëse. Pa revizionizmin, ne mund të kishim ngecur në pamjet e Rekonstruksionit pas Luftës Civile Amerikane, të përcjella nga D.W. Griffith në The Birth of a Nation dhe Claude Bowers në The Tragic Era. A ishin sipërmarrësit e Gilded Age "kapitenë të industrisë" ("Captains of Industry") apo "manjatë grabitës" ("Robber Barons")? Pa historianët revizionistë që kanë bërë kërkime në burime të reja dhe kanë ngritur pyetje më me nuancë, ne do të kishim mbetur të zhytur në njërën ose tjetrën prej këtyre stereotipeve. Vendimet e Gjykatës Supreme shpesh reflektojnë një interpretim "revizionist" të historisë sikundër edhe të Kushtetutës.
Historianët që punojnë brenda establishmentit ekzistues dhe që kanë një vëllim pune preekzistuese nga e cila mund të pretendojnë autoritet, shpesh kanë edhe fitimet më të mëdha në ruajtjen e status quo-së. Kjo mund të quhet një paradigmë e pranuar, që në disa qarqe apo shoqëri, mund të marri formën e qëndrimeve denoncuese kundrejtë revizionimeve të ndryshme.
Nëse do të kishte një pikëpamje të pranuar të hisorisë që nuk ndryshon asnjëherë, atëherë nuk do të kishte nevojë për të kërkuar, pyetur apo mësuar më tej. Shumë historianë që shkruajnë ekspoze revizioniste janë të motivuar nga një dëshirë e pastër për të edukuar dhe korrektuar mënyrën se si shikohet historia. Shumë zbulime të mëdha kanë ardhur si pasojë e rivizitimeve të ngjarjeve të ndryshme historike më në thellësi dhe me një perspektivë të re. Me kalimin e kohës dhe ndryshimeve të ndikimeve ndryshojnë edhe pikëpamjet dhe shpjegimet që shumica e historianëve kanë mbi ngjarje historike. Konsensusi i vjetër mund të mos konsoderohet më si i mjaftueshëm për të shpjeguar si dhe pse ndodhën disa ngjarje të së shkuarës, dhe kështu modeli apo pikëpamja e vjetër rishikohet për ta përshtatur me provat dhe versionet e rinovuara të ngjarjeve.
Ndikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa nga ndikimet më të rëndësishme mbi historianët, që mund të ndryshojnë me kalimin e kohës janë:
- Mundësia e të dhënave të reja
- Burime të reja në gjuhë të tjera
- Zhvillime në fusha të tjera të shkencës
- Naciionalizmi
- Kultura
- Ideologjia
- Shkakësia historike