Rexhep Mitrovica (aktor)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Aktori Rexhep Mitrovica ka lindur në Francë, nga një familje që i ka rrënjët shqiptare. Mitrovica mban të njëjtin emër e mbiemër me atë të gjyshit të tij, Rexhep Mitrovicës, një figurë e njohur historike deri në ‘44 dhe e denigruar më tej. Mitrovica aktor është nip i Mitrovicës, firmëtar i aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, ish-ministër i Arsimit i Shqipërisë dhe ish-kryeministër në vitin 1944. I dorëhequr nga kjo detyrë u largua, dhe vdiq në Turqi, më 1967. I lindur më 1959, Rexhep Mitrovica studio në Konservatorin e Lartë të Artit Dramatik. Që në moshën 15-vjeçare, Mitrovica ishte i dhënë pas Edgar Po, Viktor Hygosë dhe Bodlerit. Ka interpretuar role të rëndësishëm në teatër si Hamletin, Orestin tek “Elektra”, “Mbreti Lir”, “Devocioni dhe kryqi”, “Don Zhuanin” etj. Numëron mbi 80 role në karrierën e tij. Mitrovica është një aktor që veç teatrit është angazhuar edhe në film. Ka qenë dhe mbetet i panjohur për publikun shqiptar, por artist me ndikim në Francë. E ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin 1995, i ftuar jo nga institucionet shqiptare, por nga ambasada franceze. Ky do të ishte takimi i parë për të me tokën e origjinës. U kthye disa muaj më vonë, në fillim të vitit 1996, këtë radhë si aktor.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rexhep Mitrovica sjell Genet në Tiranë [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)