Rezart Palluqi
Appearance
Rezart Palluqi (*1976) është shkrimtar shqiptar. Ka lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1976. Në vitin 1991 e ndërpreu shkollën e mesme ngaqë emigroi drejt Greqisë. Atje punoi e jetoi deri në vitin 2005, ku përveç punësimit shkroi në greqisht poezi dhe ese që u botuan në gazetat vendore greke, por edhe në disa revista të njohura. Në vitin 2005 emigroi në Holandë, ku edhe jeton e punon. Shkruan poezi në holandisht dhe që nga viti 2006 është anëtar i Klubit Poetik holandez të qytetit ku jeton dhe merr pjesë rregullisht në veprimtaritë poetike të qytetit, por edhe më gjerë. Ka botuar disa romane në gjuhën shqipe.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Deti pa dallgë, roman - 2007
- Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet, roman - 2015
- Shtëpia me dy çati, roman - 2016
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rezart Palluqi Arkivuar 19 shkurt 2016 tek Wayback Machine