Jump to content

Richmond

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Richmond, Virginia)
Richmond
Richmond
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej(2.011) 205,533
Faqja zyrtarewww.richmondgov.com
Vendodhja e Riçmondit në Virxhinia

Richmond (shqiptohet Riçmond) është kryeqyteti i shtetit të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara. Ai është një qytet i pavarur dhe nuk është pjesë e ndonjë qarku. Popullsia brenda kufijve të qytetit në vitin 2010 ishte 204.214.

Qeverisja dhe politika

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Riçmondi qeveriset nga këshilli i qytetit me përfaqësues nga nëntë distrikte që shërbejnë në një kapacitet legjislativ dhe mbikëqyrës, si dhe kryetar bashkie të zgjedhur direkt nga populli, që shërben si kreu i ekzekutivit. Qytetarët në secilin nga nëntë distriktet zgjedhin një përfaqësues në këshilli për një mandat katër vjeçar. Këshilli i qytetit zgjedh nga radhët e veta një anëtar për të shërbyer si President i Këshillit dhe një për të shërbyer si Zëvendës President i Këshillit. Këshilli i qytetit mblidhet në godinëne Bashkisë, që ndodhet në 900 E. Broad St., kati i dytë, të hënën e dytë dhe të katërt të çdo muaji, me përjashtim të gushtit.