Jump to content

Rikthimi i dhimbjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rikthimi i dhimbjes Autori: Sofokli Lazri. Botuesi: Toena. Faqet e librit 184.

Një skuadër vajzash partizane, ngarkohet të pushkatojë një shoqen dhe drejtuesen e tyre. Marrin shënjestër…..A mund të nxisin mizori të tilla ligjet dhe detyrimet e luftës?Rrëfim pas 60 vitesh i një historie të vërtetë, të jetuar nga pranë. Depërtim në thellësi të një morali të errët, i cili edhe sot në Shqipëri, vazhdon të vrasë gra dhe vajza për dashurinë.Simptomat e para të sistemit që do të vinte: iluminist? inkuizitor? progresit? arkaik?Apo qe thjesht një fatalitet? Në qoftë se gratë e sotme shqiptare nuk mbajnë më ferexhe e çitjane të dhirta, në qoftë se ato sot mund të rrinë me minifunde dhe të shkujdesura nëpër kafenetë e restorantet e qyteteve tona duke shijuar cigare amerikane dhe konjak francez, aty është dhe lufta, dhe gjaku i atyre vajzave që morën malet për t'i sjellë vendit emancipim...