Jump to content

Rikthimi tek etërit tanë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rikthimi tek etërit tanë Gjinia: Studim. Autori: Ndriçim Kulla. Shtëpia botuese: Plejad. Viti i botimit 2010. Faqet e librit 272. ISBN 978-99956-57-35-2

Fragment nga libri

Anija jonë e identitetit dhe kulturës nuk duhet ta humbasë busullën, edhe pse pështjellim dhe turbulencë akoma dhe më e shpeshtë do të karakterizojë kohën tonë. Nuk duhet të dalim kundër rrymës, pasi nuk mundemi, por edhe s'duhet ta lëmë veten "të na marrë rrjedha".

Për këtë qëllim, nëse do të kishim për zemër fatet e kulturës shqiptare dhe fatet e edukimit të bijve tanë, së pari do të duhej të bënim një "lexim edukativ", informues, tendencë – zhbirues të epokës globale ku jetojmë. Duhet ta nisim nga qasjet filozofiko – sociologjike që të kuptojmë se ç'vlera kanë ndryshuar ose tjetërsuar si psh: shteti – komb apo koncepti i të drejtave të njeriut dhe të tregut, në rrafshin global të "kuvendimit" të kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme.