Rjeta kompjuterike
Rrjeti kompjuterik, apo shpesh i quajtur thjesht si rrjet, është një koleksion i kompjuterëve dhe pajisjeve të ndërlidhura me kanalet e komunikimit që lehtësojnë komunikimin që mundëson ndarjen e burimeve dhe informatave ndërmjet pajisjeve të lidhura. Thënë thjesht, një rrjet kompjuterik është një koleksion i dy ose më shumë kompjuterëve të lidhur me qëllim shkëmbimi të informatave, resurseve, etj [1]. Rrjetat kompjuterike apo komunikimi i të dhënave (Datacom) është disiplinë inxhinierike që merret me rrjetat kompjuterike. Rrjetat kompjuterike ndonjëherë konsiderohet si nën-disiplinë e inxhinierisë elektrike, telekomunikacionit, shkencës kompjuterike, teknologjisë së informacionit dhe/ose inxhinieri kompjuterike, pasi ajo mbështetet kryesisht në aplikimin teorik dhe praktik të këtyre disiplinave shkencore dhe inxhinierike.
Rrjetet mund të klasifikohen sipas më tepër karakteristikave, siç është mediumi i përdorur për transmetim të të dhënave, protokoli i komunikimit, shkalla, topologjia, etj.
Protokoli i komunikimit përcakton formatin dhe rregullat për shkëmbimin të informatave në rrjet. Protokol i mirënjohur për komunikim është Ethernet, që është familje e protokoleve të përdorur në LAN, bashkësia e Internet Protokoleve , e cila sot është pothuasje në secilën rrjetë kompjuterike.