Robert Goro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Robert Goro është publicist, shkrimtar shqiptar nga Shqipëria.

Karriera e tij publicistike nisi ne revisten satiro-humoristike "Hosteni", ku punoi për një kohë relativisht të gjatë si skicograf e gazetar, dhe me pas punoi në gazeten "Tirana".

Nga viti 1993 deri në janar 2011 punoi në Athinë si korrespondent i seksionit shqip te radios britanike BBC. Aktualisht punon po në Athinë për televizionin ORA NEWS.

Është bashkëpunëtor i shtypit ne Shqipëri dhe shtypit shqiptar në përgjithësi, si "Koha Jone", "Korrieri", "Klan", "Albanian Observer", "Agjencia Telegrafike Shqiptare", "Koha" e "Zëri" (Prishtinë), "Flaka" e "Lobi" (Shkup).

Si letrar, që nga fillimi i viteve '80-të e ne vazhdim ka botuar në organet e atëhershme poezi, tregime e përkthime.

Robert Goro ka drejtuar per vite me radhe te perjavshmen ne gjuhen shqipe "Gazeta e Athines".

Aktualisht është botues i gazetes "Tribuna" e cila është gazetë e përjavshme e komunitetit shqiptar në Greqi.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Takohemi pasdite" (Vellim me tregime, SHB Naim Frasheri, 1990),
  • "Një këngë per Edit Piafin" (Roman, Toena 2000),
  • "FYROM: Supremacia e inferioritetit" (Publicistikë, Kurier, 2001)
  • "Dosja 1990-1991, dëshmia e Kico Mustaqit" (Publicistikë, AlbDiorasis 2004).
  • "Athinë-Tiranë, ditari i krizave", Shenime për marrëdhëniet greko-shqiptare në vitet 1993-1996. (Publicistikë, Toena 2010)
  • "Kur e vërteta vjen nga larg" / BBC & Radio Europa e Lirë, një histori në dy kohë (VEKTOR Editions, 2017)


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]