Jump to content

RoboCop

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Robocop)

Robokop (Orgj.: Robocop) është film artistik i metrazhit të gjatë (98.min) i prodhuar më 1987ShBA. Tema që filmi trajton është fantazi-aksion dhe është paraparë për moshën mbi 18 vjeçare.

Në rolet kryesore janë angazhuar Peter Weller, Nancy Allen, regjin e filmit e ka përgatitur Paul Verhoeven, muzika nga Basil Poledounis.


Vendi i ngjarjes është në ShBA në qytetin Detroit në ardhmëni ku kriminaliteti është rritur në një shkallë të pakontrollueshme. Për futjen e kriminalitetit nën kontroll Firma e njohur "Omni" e cila në të njëjtën kohë udhëheqë edhe policin ka përgatitur një Program të quajtur RoboCop. Pasi polici i aftë Marfi vritet nga shefi dhe kriminelet e bandës "Clarence", firma e merrë trupin e të vdekurit dhe nga ai trup krijon një makinë metalike të pajisur mirë që funksionon në stilin "Rendi dhe Ligji" mbi të gjitha. Edhe pse programimi i makinës është perfekt, kujtimet e trupit të vdekur nuk arrihet që të zhduken. Pasi që makinës i rikujtohen pamjet ajo fillon hulumtimin e vrasësit të Marfit. Ai gjatë këtyre hulumtimeve zbulon se organizuesi i vrasjes së tij ishte shefi i firmës i cili vepronte në prapavijë të bandës kriminele. Marfit për të ardhur deri te shefi Johnes i duhet që të farosë bandën.