Jericho
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |

Jericho është një grup kosovar i rokut geg[1] i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ai përbëhet nga vokalisti e kitaristi Petrit Çarkaxhiu, kitaristi solo Leonard Canhasi, basisti Edmond Gjinolli dhe bateristi Visar Rexha. Grupi nijhet për ngjeshjen e muzikës tradicionale shqiptare— karakteristike e Kosovës dhe Shqipërisë veriore —dhe rokut. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.[1][2]
Në themelim, basist i grupit ishte Suad Jamini. Jamini ndërroi jetë në 2018.[3][4]
Tekstet e këngëve në përgjithësi janë të shkruara në dialektin gegë, i cili flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore, ku, shpesh përdoret edhe në poemat epike shqiptare. Të gjitha këngët e Jerichos, trajtojnë tema sociale, me theks të veçantë për problemet që populli shqiptar i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë me qeverisjen e vendit. Një nga këngët e para si dhe ajo që i mundësoi Jerichos të ndërtoj një publik rreth vetes është ''Don’t f*** with Albanians''. Këngët e Jericho-s janë të njohura kryesisht në mesin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Ballkan, por janë transmetuar edhe në stacionet e ndryshme të pavarura dhe Radio alternative në të gjithë vendet ish-jugosllave.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, ky grup, publikoi këngën ''nëntor i ftohtë''. Një “nëntor i ftohtë” kur populli po festonte një shekull si shtet i pavarur. Ky titull “i ftohtë”, sipas vokalistit Petrit Çarkaxhiu, ishte si pasojë e mosinformimit dhe injorancës së popullit për këtë datë të rëndësishme, mirëpo edhe për gjendjen e atëhershme në të cilën gjendej populli shqiptar. Kjo këngë është e ndarë në tri pjesë, ku pikërisht pjesa e parë flet për 28 nëntorin e 1912-ës, ku, sipas Petritit ishte viti më i vështirë i popullit shqiptar, sidomos për ata të cilët u ndanë me forcë nga Shqipëria.
Përveç këngëve të lart përmendura, grupi “Jericho” njihet edhe për shumë këngë të tjera si: ''Zgjohu'', ''Tomlin e nonës'', ''Kur do t’pushojë kjo kangë'', ''Albanian Rhapsody'' e shumë të tjera.
Pjesëtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesëtarët e këtij rock grupi janë:
- Petrit Çarkaxhiu - Vocal & Rhythm Guitar
- Leonard Canhasi - Solo Guitar
- Edmond Gjinolli - Bass Guitar
- Visar Rexha - Drums
Festivalet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivalet dhe koncertet në të cilat mori pjesë grupi Jericho:
- Montreux/Suisse (Montreux Jazz Festival 2012)
- Bruxelles/Belgium (Balkan Trafik Festival 2013)
- Bratislava/Slovakia (majalsky Festival 2013)
- Istanbul/Turkey ( Mimar Sinan Güzel Sanat Festival 2011)
- Bogota/Columbia (Bogota International Theater Festival 2012)
- Ljubljana/Slovenia (Int. Theater Festival - Kino Shishka 2012)
- London/UK (BBC Radio Concert - Tutus Bar 2002)
- Zürich/Suisse (Jericho Concert - Labor Bar 2011)
- Tirana/ Albania (Bunker Fest & Tirana Express 2012)
- Prishtina/Kosova (Festivali Yt 2012; Freedom Fest 2010; "1 October" Arena - Jericho Concert 2011)
- Skopje/Macedonia ("Boris Trajkovskii" Arena - 2012)
Çmimet e fituara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Erasmus EuroMedia Awards 2013/Medal of Excellence
- "Between Two Civilizations" - Vienna/Austria
- "Magdalena" Awards 2008 - Maribor/Slovenia
- Main Magdalena Award - "Tomlin e Nones"
- Best Video - "Tomlin e Nones"
- Radio BBC/ Albanian Section Contest 2002
- Best Live Band - Live Performance - London/UK
- Live Recording at Studio 7/ BBC Radio Bush House
- "Top Fest 2007" - Best Video
- "Tomlin e Nones" - Tirana/Albania
- "Hit song of the Week" - Radio "Študent"
- "Destiny" - Ljubljana/Slovenia 1999
Këngët më të njohura të grupit janë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shkaba
- Kanga jonë
- Tomlin e nonës
- Albanian Rhapsody
- Nëntor i ftohtë
- Kur do t'pushojë kjo kangë
- Zgjohu
- Fundi
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 ""Jericho" me rock mban ison e muzikës së jugut të Shqipërisë". KOHA.net. 2023-07-02. Marrë më 2025-07-13.
- ↑ Bytyçi, Artrit (2017-12-25). "Jericho: 20 Vjet të Rapsodëve të Rebelimit". Kallxo. Marrë më 2025-07-13.
- ↑ "Vdes rock-kitaristi i grupit Jericho, Suad Jamini". KOHA.net. 2018-06-15. Marrë më 2025-07-13.
- ↑ "Muzika rock në zi, ndahet nga jeta basisti i grupit Jericho - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-07-13.
| Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |