Roland Bimo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Roland Bimo ka lindur më 31 Mars 1954 në Tiranë. Ka studiuar në Kinë dhe flet gjuhën kineze.

Roland Bimo është një diplomat karriere. Ai ishte ambasadori i parë shqiptar në Shtetet e Bashkuara, pas përmbysjes së regjimit komunist. Bimo e mbajti këtë post nga viti 1992 deri në vitin 1994. Ky ishte një post kyç i cili iu besua Bimos pas një periudhe 50-vjeçare ndërprerjeje të marrëdhënieve diplomatike me shtetin më të fuqishëm të botës, detyrë të cilën Bimo e kreu me shumë sukses. Përveçse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai ka qenë ambasador i Jashtëzakonshëm në Hungari gjatë viteve 1994-1997. Nga ky vit e deri në vitin 2002 Bimo është përfaqësuesi i Shqipërisë pranë OSBE-së dhe OKB-së si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare me seli në Vjenë. Kthehet në Shqipëri në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme. Më pas Bimo është dekretuar ambasador në Mbretërinë e Holandës, detyrë të cilën e kreu me sukses.