Roland Roshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Roland Roshi (1955) regjisor shqiptar, u lind dhe u rrit në qytetin e Përmetit. Ai mbaroi Institutin e Lartë të Arteve dhe filloi punë për herë të parë në qytetin e Fierit, në teatrin “Bylis”. Roshi është shquar për rolin e tij si “Avni Rustemi”, tek Drama “Dy krisma ne Paris”. Por puna e tij ka qenë e lidhur shumë edhe me regjinë. Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit. Më pas puna e tij ka vazhduar në Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe emisionesh informative. Zëri i tij i ëmbël dhe të plotë e ndeshim shpesh dhe në shumë dokumentarë të shfaqur në televizionet tona. U da nga jeta më 26 shtator 2018.