Jump to content

Roli i gruas në pajtimin e gjaqeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Roli i gruas në pajtimin e gjaqeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lëvizja e pajtimit të gjaqeve u shfaq kur një bashkëqytetar nga Deqani, për shkak të lidhjeve të gjakut, nuk u lejua të marrë pjesë në protestat kundër sistemit. Procesi i pajtimit të gjaqeve e trajtoi këtë situatë, duke lehtësuar pjesëmarrjen aktive të sa më shumë qytetarëve në rezistencën ndaj regjimit shtypës. Pas diskutimeve u organizua një takim më 1 maj 1990. Aksioni filloi më 2 shkurt 1990, duke rezultuar në faljen e mbi 100 incidenteve të gjakderdhjes dhe konflikteve ndërshqiptare. Gratë luajtën një rol vendimtar në inicimin e kësaj lëvizjeje. [1]

Ndikimi në Çështje Kombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth 500 të rinj dhe intelektualë punuan në ekipe të vogla të dedikuara për kauzën e pajtimit të gjaqeve. Faza fillestare përfshiu ekipe të vogla, kryesisht të përbëra nga studentë, të cilët u angazhuan me gratë e familjeve të konfliktuara për t'i bindur për konceptin e faljes së gjakut.[2]

Roli i gruas në pajtimin e gjaqeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gratë luajtën një rol të rëndësishëm në vendimet të anëtarëve të familjes për faljen e gjakut. Ideja për pajtimin e gjaqeve ka lindur nga dy gra, Hava Shala dhe Myrvete Dreshaj.

Hava Shala dhe Myrvete Dreshaj kanë qenë negociatore mes grave për faljen e gjakut. Lëvizja për pajtimin e gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një moment historik për bashkimin e shqiptarëve, veçanërisht kur regjimi serb intensifikoi presionin dhe vendosi masa ndaj popullit të Kosovës.Kjo lëvizje synonte të niste një fushatë pajtimi midis familjeve që ishin në grindje apo përjetonin konflikte të ndryshme, në dritën e kërcënimeve reale me të cilat përballej popullata shqiptare në Jugosllavi. Sipas ligjeve zakonore të njohura si Kanuni i Lekë Dukagjinit, synimi ishte bashkimi i popullit në përgjigje të situatës së krijuar rishtazi. [3]

Hava Shala u lind në vitin 1966, në Lugun e Baranit, komuna e Pejës. Have Shala është emër i njohur në komunitetin shqiptar të Zvicrës, si punëtore sociale dhe si aktiviste. Por ajo ka një sfond prej aktivisteje edhe para se të shkonte në Zvicër. [4]

Organizatat dhe aktivitetet kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E burgosur e ndërgjegjes që në moshën shkollore, ajo do të lirohej nga burgjet serbe vetëm në vitin 1989, pas pesë vitesh të rënda vuajtjesh e keqtrajtimesh. Për shkak të aktivitetit të saj politik, në vitin 1984 është arrestuar bashkë me gjashtë vajza dhe dy djem. Ky rast njihet si, “Grupi i vajzave të Pejës”. Pas lirimit në dhjetor të vitit 1988, është angazhuar si aktiviste në Fushatën e Pajtimit të Gjaqeve.

Shala diplomoi në drejtimin e Komunikimit Ndërkulturor, dhe sot punon si pedagoge sociale në Zvicër.Jeta në Zvicër, ishte një sfidë tjetër për Havën, sigurisht pa dhembjet me të cilat ajo ishte mësuar në Kosovë. Kjo sfidë ishte integrimi në shoqërinë e vendit të ri. “Sfidë ishte edhe mësimi i gjermanishtes, por një sfidë pa përballimin e së cilës nuk mund t’i hyje sfidës së quajtur “integrim”.[5]

Myrvete Dreshaj Baliu u lind më 05.04.1966, në Vrellë, komuna e Istogut. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.Ka doktoruar në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës. [6]

Organizatat dhe aktivitetet kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Myrvete Dreshaj gjatë periudhes 1984-1987 ishte e burgosur politike për lirinë e Kosovës.Pasi lirimit nga burgu bëhet njëra nga nismëtaret dhe veprimtaret në lëvizjen për pajtimin e gjaqeve gjatë viteve 1990-1992.

Gjatë 1991-1996 ishte anëtare e Këshillit të Përgjitshëm të LDK-së.Gjatë viteve 1989-1993 vijonte ne Fakultetin e Filologjisë në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.Në vitet ishte në studimet pasuniversitare.Ndersa në periudhën e 2002 përfundoj studimet e magjistraturës në shkencat filologjike,dhe u bë ligjëruese e lëndës "Histori e Letërsisë Shqipe" në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës.

Librat ose Publikimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Është autore e veprave:
  • Në vitin 2000: Pajtimi i gjaqeve 1990-1992 (bashkautore)
  • Në vitin 2002:Jusuf Gervalla- Jeta dhe vepra, (tezë e magjistraturës)
  • Në vitin 2004: Konteksti i shkrimit (studime dhe ese), Era, Prishtinë [7]
  1. ^ https://dwp-balkan.org/wp-content/uploads/2023/04/ENG-Women-and-Gender-manual.pdf
  2. ^ https://dwp-balkan.org/wp-content/uploads/2023/04/ENG-Women-and-Gender-manual.pdf
  3. ^ https://telegrafi.com/kush-ishin-dy-grate-qe-dhane-idene-per-pajtimin-e-gjaqeve-tregon-bashkepunetori-anton-cettes/
  4. ^ https://oralhistorykosovo.org/sq/hava-shala/
  5. ^ https://www.albinfo.ch/have-shala-nga-pajtimi-i-gjaqeve-ne-kosove-te-pajtimi-social-ne-zvicer/
  6. ^ https://oralhistorykosovo.org/sq/myrvete-dreshaj/
  7. ^ http://old.kuvendikosoves.org/?cid=1,102,510