Romani Luftimet midis tre shteteve
Në Kinë, me t’u përmendur vepra e njohur e letërsisë klasike kineze: “Luftimet midis tre shteteve” (三國演義), mund të themi se ky roman dihet pothuajse nga çdo familje që nga i madhi e deri tek i vogli, nga burra e gra. Gjatë disa shekujve, pamjet e luftimeve madhështore, figurat e gjalla të personazheve, ngjarjet interesante, të gjalla dhe të zgjuara, të përshkruara në këtë roman, janë gjithnjë të përqyera nga banorët kinezë dhe janë gjithmonë tema diskutimi e studimi të gjatë të shumë dijetarëve.
Autori Luo Guanzhong jetoi në shekullin e 14-të të erës së re. Në shtëpi ai mori një edukatë të rreptë, të thellë e të gjerë. Qysh nga fëmijëria ai kishte prirje të lexonte libra, historike, ekonomike etj., të cilat kishin hedhur një bazë të mirë për krijimtarinë e tij letrare. Koha, kur jetonte Luo Guanzhong, ishte periudha e acarimit dhe ndërlikimit të madh të kontradiktave nacionale dhe klasore. Pushteti i dinastisë Yuan i vendosur nga aristokratët e kombësisë mongole ushtronte një presion të madh sundues, i cili kishte ngjallur kundërshtim të popullit të kombmësisë hane. Në krahina të ndryshme dolën ushtritë kryengritëse, të cilat luftuan jo vetëm me ushtrinë Yuan, por njëkohësisht luftonin edhe midis tyre për aneksimin e njëra tjetrës, duke synuar të risundonin Kinën pas përmbysjes së dinastisë Yuan. Luo Guanzhong i ri mori pjesë në një Ushtri kryengritëse, ku u bë një shef i shtabit. I mbushur me ideale politike Luo Guanzhong shpresonte që në mes të turbullirave të bëhej mbret për të administruar vendin. Por më në fund ushtria kryengritëse e udhëhequr nga Zhu Yuanzhang mori fitoren dhe vendosi dinastinë Ming, kështu ideali politik i Luo Guanzhongut u bë flluskë, ai filloi krijimet letrare me identitet të fshehur.
Në romanin: “Luftimet midis tre shteteve” fliteshin tregimet historike të ndërlikuara e të gjata të afro njëqind vjetëve nga viti 184 deri në vitin 280 të erës së re. Me historinë e tre shteteve, shumë shënime, ngjarrje të dëgjuara, tregime dhe gojëdhëna popullore, të grumbulluara nga ai, Luo Guannzhong, duke shkrirë edhe idealin e tij politik dhe jetën e tij luftarake në ushtrinë kryengritëse, ripasqyroi në mënyrë të gjallë e më së miri historinë e luftës politike e luftarake midis tre shteteve: Vei, Shu dhe Wu.
Suksesi artistik i romanit: “Luftimet midis tre shteteve” konstaton në shumë aspekte. Nëpërmjet përshkrimit të luftës tronditëse politike e luftarake, autori duke përdorur mënyra të ndryshme artistike, skulpturoi me sukses një kontigjent të madh figurash të qarta e të plota të personazheve. Në gjithë romanin kishte mbi 400 personazhe, ndër ta dhjetra ishin të përshkruar me theks dhe me karakteristika të qarta, si mbreti i shtetit Vei, Cao Cao, që dinte të përdorte shumë strategji e taktikë dhe ishte djallëzor me shumë dyshime, mjeshtri luftarak i shtetit Shu, Zhugë Liang, që ishte i zgjuar dhe dinte të përdorte taktikë e strategji, gjenerali i shtetit Shu, Zhang Fei, që ishte trim dhe i hapur e i kujdeshëm, mareshalli i shtetit Wu, Zhou Yu, që ishte i mënçur, por zemërngushtë, etj. Të gjithë këta persona ishin figura tipike dhe të njohura nga të gjithë.
Ky roman jo vetëm ka vlerë të madhe letrare, por është edhe një vepër me karakter enciklopedik për shoqërinë feudale, sepse kishte përshkrime të aspekteve të ndryshme të shoqërisë së atëhershme. Në Kinë gjithnjë e më shumë specialistë e dijetarë studiojnë nga kjo vepër e madhe vlerën letrare dhe rëndësinë reale të tij parë nga prizmi historik, i talenteve, psikologjik, i shkencës së marrëdhënieve publike, taktik, adminsitritiv, luftarak, artistik, etik etj.
Romani: “Luftimet midis tre shteteve” është e mirëpritur nga popujt e vendeve të ndryshme, është përkthyer në shumë gjuhë të vendeve të tjera, është përhapur në vende të ndryshme, duke u quajtur: “një vepër e vërtetë me karakterin e pasur popullor.”