Jump to content

Root (Android)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Te beni root telefonin tuaj do te thote qe ju te merrni te gjitha te drejtat administruese te tij dhe me pas ju mund te ndryshoni gjithcka ne te. Ju mund te instaloni nje ROM (version tjeter te Android), mund te ndryshoni shpejtesine e telefonit, te shtoni jetegjatesine e baterise etj. Root-imi eshte njelloj si te beni “hack” telefonin tuaj ose nese beni krahasimin me iPhone eshte njelloj si JailBreak.

Root vjen nga sistemi operativ linux. Ne linux root eshte perdoruesi qe ka te gjitha te drejtat mbi filet dhe folderat e sistemit. Kompania qe prodhon telefonin tuaj, jua jep ate me te drejtat e nje perdoruesi te thjeshte dhe ju mund vetem ta perdorni ate por jo te beni ndryshime ne sistem. Sigurisht qe kompanite qe prodhojne telefona e bejne kete me qellimin e mire, per te mbrojtur perdoruesin ne menyre qe ata te mos fusin duart ne sistem dhe te ndryshojne gjera qe mund te bllokojne telefonin.

Ne iHackAlbania ne do mundohemi te tregojme procedura se si te bejme root lloje te ndryshme telefonash por nese nuk e kemi postuar akoma root per modelin tuaj te telefonit atehere shkruani tek komentet dhe ne do mundohemi sa me pare te postojme guiden per modelin tuaj. Kur nje aplikacion kerkon akses ROOT shfaqet kjo tabele per te lejuar ose jo.

Avantazhet dhe Disavantazhet

Jane shume avantazhe qe mund te perfitoni pasi telefonin tuaj e keni bere root mirepo ne po japim disa nga me te rendesishmet, Instalimi i ROM-eve, personalizimi i grafikes (theme customization), cbllokimi i shume mundesive qe ofron android por qe nuk mund te behen pa root, update i baseband (mundeson permiresimin e valeve dhe cilesise se telefonatave), perdorimi i shume programeve qe kerkojne root (si psh programe per te hequr reklamat, per te zhvendosur aplikacionet nga memorja e telefonit ne karten e memorjes etj).

ROM eshte ajo pjese e software te telefonit tuaj qe ben te mundur gjithcka ju beni ne te. Pra ROM-i eshte njelloj sic eshte sistemi operativ ne kompjutera. Per modele te ndryshme ekzistojne lloje te ndryshme ROM dhe secili mund te kete ndryshime drestike nga tjetri si ne performance ashtu dhe ne pamje. Ka raste kur shume telefona “lihen pas dore” nga prodhuesit e tyre dhe nuk ofrohen per to sistemet e reja operative qe shfaqen. Ka disa grupe te famshme te cilet prodhojne ROM alternative per paisje te ndryshme. Dy nga me te famshmet jane CyanogenMod dhe AOKP.

Sic theksohet dhe me lart nese nuk e dini se cfare po beni ose nese nuk keni nevoje te beni root, atehere mos rrezikoni me kete procedure. Por nese doni vertet te keni nen kontroll telefonin tuaj, atehere me root ju e merrni ate. Pervec kesaj arsye te tjeter per te mos bere root eshte shkaku i sigurise. Zakonisht file-t qe nevojiten per te bere root krijon nga persona qe kane njohuri ne kete fushe (kryesisht jane hackers) dhe ka raste kur qellimet e tyra nuk jane gjithmone te mira. Filet qe ju mund te instaloni ne telefon mund te perdoren nga ata per te perfituar te dhena nga telefoni juaj.

Eshte e mire qe ju te dini rreziqet qe po merrni persiper nese doni te beni root, por pavaresisht nga cfare permenda, nuk ka arsye te trembeni nese beni telefonin root. Nese jeni te kujdesshem dhe ndiqni hapat sipas procedurave asgje e keqe nuk do ndodh me telefonin tuaj.

Si ta bëj telefonin Root

Një aplikacion I mire dhe I sigurt për ta bërë këtë është King Root I cili gjendet lehtë në internet.Kur të hapni aplikacionin do tju dale një buton.kur të shtypni butonin androidi juaj do të fiket dhe kur të ndizet ju do të jeni pjestari më I ri I Root.