Rosuja
Appearance
Rosuja është qytezë ilire në veriperëndim të fshatit Bujan të Tropojës. Gërmimet arkeologjike janë bërë më 1963-1964. Fillimet e jetës i takojnë periudhës së hershme të hekurit. Në shek.IV p.e.s. zhvillohet si qendër kryesore qytetare e luginës së Valbonës. Sipërfaqja prej 0.6 ha është e rrethuar me mur gurësh të punuar. Rosuja luante rol me rëndësi në rrugën natyrore tregtare midis Ilirisë bregdetare dhe Dardanisë. Janë gjetur prodhime qeramike të Dyrrahut dhe Rodit, monedha të Apolonisë, Dyrrahut e Skodrës. Në shek.IV-VI e.s., pas një ndërprerje prej katër shekujsh, Rosuja u rifortifikua me mure të lidhura me llaç.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |