Rrëfim vetmie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrëfim vetmie tregime të zgjedhura, Autori: Mihal Hanxhari. Botuesi: Toena. Faqet e librit 196.

Faqet e librit lexohen të shoqëruara me ndjenjën se je dorëzuar plotësisht në pushtetin e një rrëfimi të brendshëm, të heshtur, rrëfim që pa ngulur këmbë të vë përpara reflekse nga jeta, nga urtia e të jetuarit, e të dashuruarit, nga filozofia e realitetit, e botës dhe ekzistencës. Duke e përshkruar hapësirën, ambientin, natyrën, autori, pa paralajmëruar, na tërheq në sfera të padukshme të shpirtit dhe mendjes që pluskojnë reflekse thellësisht të rëndësishme nga jeta dhe të jetuarit.