Rrëmbimi i Evropës (Paolo Veronese)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rrëmbimi i Evropës - Paolo Veronese

Rrëmbimi i Evropës është një pikturë e piktorit italian të periudhës së rilindjes Paolo Veronese. Piktura është punuar mes viteve 1576-1580 me porosi të Jacob Contarinit. Deri në vitin 1640 ajo ishte në koleksionet e trashëgimtarëve të Contarinit. Prej vitit 1733, ndodhej në pallatin e Dukës. Në vitin 1797, ajo u bart në Paris, ku edhe u rinovua. Aktualisht, ajo është pjesë e dekorimit në Sala di Anticollegio. Kjo dhomë ishte pjesë e Sallës së Kuvendit (Sala del Collegio).[1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Giuseppe de Logu, Mario Abis, Malarstwo weneckie złotego okresu XV–XVIII wieku, Wydawnictwa Artystyczne i Filmowe, Warszawa 1976, ​ISBN 963-13-4313-8​.