Rrëza e Kanalit
Appearance
Rrëza e Kanalit është mal në bregdetin e Jonit, në rrethin e Vlorës, midis Gadishullit të Karaburunit në veriperëndim dhe Qafës së Llogarasë në juglindje, me gjatësi 23 km dhe gjerësi 3-7 km. Nga lindja zbret pjerrët mbi luginën e Dukatit, kurse nga perëndimi mbi detin Jon, ku formon një bregdet të lartë shkëmbor me shumë gjire të vogla si gjiri i Gramës, i Arushës, i Shëndreut etj. Nga ana tektonike bën pjesë në zonën e Sazanit dhe në Qafën e Llogarasë vjen në kontakt me zonën Jonike. Relievi vjen duke u ngritur nga veriperëndimi në juglindje dhe në majën e Shën Iliut arrin lartësinë më të madhe (1499 m).