Jump to content

Rruga e Bregdetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rruga e bregdetit, që përshkon të gjitha fshatrat e bregdetit Shqiptar nga Vlora për në Sarandë. Falë fondit të akorduar nga qeveria shqiptare, mrekullitë e bregdetit të Sarandës, tani janë vetëm 5 orë larg Tiranës. Rruga e rivierës, e quajtur ndryshe rruga e diellit, tashmë është gati. Në krejt këtë zonë deri në Sarandë, ditët me diell janë 360. Pas Llogarasë, ku rruga përfundoi gjatë vitit të kaluar, një mrekulli tjetër të shfaqet. Rruga me dy kalime, megjithëse në një terren shkëmbor dhe tepër e vështirë, ka përfunduar dhe është shtruar e tëra me asfalt. Pas Himarës krejt rruga deri në Sarandë që përshkon disa fshatra turistike është plotësisht e asfaltuar dhe mund të përshkohet nga automjetet për rreth 2 orë e 30 minuta. Majën e Qafës së Llogorasë, në një lartësi 1050 metra mbi nivelin e detit, befas mjegulla pritet si me thikë. Në fakt, plazhet e Sarandës deri më sot janë shfrytëzuar shumë pak dhe kjo vetëm për shkak të rrugëve të vështira. Vetëm në pikun e sezonit këto plazhe janë mbushur plot.