Rrëzimi i Sllobodan Millosheviçit
Appearance
Rrëzimi i Sllobodan Millosheviçit në Beograd, Jugosllavi, filloi pas zgjedhjeve presidenciale më 24 shtator 2000 dhe kulmoi me rënien e qeverisë së Sllobodan Millosheviçit më 5 tetor 2000. Nganjëherë quhet Rrëzimi i 5 Tetorit (Serbisht: Петооктобарска револуција, Petooktobarska revolucija) dhe nganjëherë i quajtur në gjuhën e folur Bager revolucija, pas një prej episodeve më të paharrueshme nga protesta një-ditore në të cilën një operator i pajisjeve të rënda sulmoi ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë, që konsiderohej simbolikë e propagandës së regjimit të Millosheviqit.