Ruajtja në Re

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Cloud Storage eshte bere se fundmi trendi me i mire dhe me i perdorshem ne ruajtjen e te dhenave per kompani kryesisht por gjithashtu edhe per individe. Si term, Cloud Storage mund te perkufizohet si nje model rrjeti i ruajtjes se te dhenave te ndermarrjes ku te dhenat nuk jane te ruajtura vetem ne computerin e perdoruesit por jane gjithashtu te gjendura edhe ne "pishina" virtuale te te dhenave qe zakonisht hostohen nga persona/kompani te trete qe kane qendra te medha hostimi (perkufizim i marre nga Wikipedia).

shkurtimisht dhe me fjale te thjeshta, Cloud Storage ka te beje me ruajtjen e te dhenave ne nje pajisje tjeter, jo ne HDD tuaj. Ju normalisht qe keni akses ne te dhenat tuaja ne kete pajisje tjeter por qe kjo pajisje e ruajtjes se te dhenave nuk ndodhet aty me ju por diku tjeter.

Pervec faktit qe me Cloud Storage ju mund te perdorni nje sasi te madhe memorieje qe nuk ka pse ta keni aty ne computerin tuaj, ju mund te keni akses ne te nga kudo. Nuk eshte nevoja te keni me vete nje pajisje fizike gjithmone per te dhenat tuaja por mund te logoheni ne sistemin tuaj Cloud Storage dhe mund te perdorni te dhenat tuaja, nga kudo dhe kurdo. Madje, me planin e duhur financiar qe ofrohet nga kompania e hostimit, ju mund te perdorni Cloud Storage si kompani ose ndermarrje dhe ne account-in tuaj te Cloud Storage mund te logohen dhe te perdorin ato te dhena gjithashtu.

Akoma me shkurtimisht, Cloud Storage te ofron mundesine qe te kesh te gjitha te dhenat e tua te computerit me vete kudo qe te shkosh pa nevojen e computerit apo HDD tend por vetem me akses ne internet.

Pavaresisht numrit te madh te avantazheve qe ofron Cloud Storage, ka nje sere rreziqet qe vijne bashke me te. Te dhenat qe ruhen ne Cloud Storage normalisht qe nuk eshte kushedi e veshtire te aksesohen nga kompania e hostimit, edhe pse ata jane te ndaluar ta bejne kete. Gjithashtu, ekziston mundesia e hakimit dhe e vjedhjes se informacionit, dhe gjithashtu edhe e shkaterrimit dhe humbjes se te dhenave. Pavaresisht aq shume te mirave, Cloud Storage ka edhe nje numer te mire konkurrentesh te forte si USB qe po e rrisin gjithnje e me shume sasin e informacionit dhe ulin cmimin, Wired HDD, etj.