Rungaja
Appearance
Rungaja është mal në jugperëndim të rrethit të Korçës me lartësi 1945 m. Kufizohet me pellgun e Kolonjës në juglindje dhe luginën e rrjedhjes së sipërme të Osumit në jugperëndim. Ka pamjen e një kubeje me forma të shumta karstike dhe akullnajore (cirqe, lugje e morena). Në pjesën veriperëndimore të Rungajës buron një nga degët e lumit Osum. Në periferi të tij ka pyje ahu, halorësh e dushku, ndërsa në pjesën e sipërme ka kullota alpine.