Jump to content

Rushit Ramabaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rushit Ramabaja autor i librit Mareci i shpresës së mirë shqiptar nga Kosova. Rushit Ramabaja u lind më 20 nëntor 1948 në Marec të Prishtinës.

Rushit Ramabaja është doajen i fjalës së shkruar, dhe i njohur për qarqet publicistike në Kosovë dhe jashtë saj. Rushit Ramabaja ka përvojë shumëvjeçare në publicistikë dhe gazetari. Nga viti 1972 e gjer më 2001 ka punuar në të përditshmen e vetme në gjuhën shqipe, “Rilindja”, si gazetar dhe redaktor i rubrikës së kulturës. Pas lufte i përkushtohet shkrimeve, dhe si rezultat i këtij përkushtimi, në vitin 2004 boton veprën “Mareci i shpresës së mirë”. Në vitin 2006 i kthehet përsëri gazetarisë duke u angazhuar si gazetar dhe redaktor i rubrikës së kulturës në të përditshëm “Lajm” ku qëndron gjer më vitin 2009. Nga ajo kohë e gjer më sot punon në Radio Kosova.