Jump to content

Rustem Celami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Rustem Celami është diplomuar si Mjek i Përgjithshëm në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studimet specializuese afatgjatë në Obstetrikë-Gjinekologji në Universitetin Ovidius, Constanta, Rumani dhe Universitetin e Mjekësisë Tiranë.

Prof. Asoc. Dr. Rustem Celami ka kryer kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si; Kanada, Rumani dhe Angli, si dhe kualifikime për Studime Shkencore Mjekësore ne Universitetin e Kalgarit dhe Universitetin e British Kolumbia, Kanada si dhe LSHTM, Universiteti i Londrës. Prof. Celami ka mbrojtur gradën shkencore Doktor në Universitetin e Mjekësisë Tiranë si dhe ka fituar titullin akademik Profesor i Asociuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani, Elbasan.

Prof. Asoc. Dr. Rustem Celami është autor e shumë punimeve, referimeve në konferenca dhe kongrese mjekësore si dhe botime në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Ekperienca e tij profesionale si asistent klinik në Spitalin e Përgjithshëm Rockyview, Spitalin Universitar Foothills, Kalgari, Kanada dhe si Kërkues Shkencore në Mjekësi në Qendrën Shkencore Mjekësore pranë Univesitetit të Kalgari, Kanada, duke vazhduar më pas si Asistent Koordinator dhe Asistent Pedagog, AIMGA dhe Departamenti i Mjekësisë së Familjes në Universitetin e Kalgarit, Alberta, Kanada.