Jump to content

Routeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ruteri)
Ruter me LAN & WLAN, 300 Mbps.

Ruteri është një paisje e rrjetave kompjuterike i cili mundëson shpërndarjen e paketave të të dhënave drejt destinacionit të tyre sipas procesit të njohur si rutim. Ruterët ndodhen në shtresën e tretë të modelit shtatë shtresorë të rrjetave kompjuterike. Rutimi më së shpeshti lidhet me Internet Protokollin, megjithatë edhe protokolle më pak të popullarizuara të rutimit kanë mbetur ende në përdorim. Në vitet e 60-ta kompjuterët me përdorim gjeneral përdoreshin si ruter. Edhe pse kompjuterët me përdorim gjeneral mund të performojnë rutimin, ruterët modern janë kompjuter të specializuar, gjeneralisht me hardware shtesë në mënyrë që të të ritet performaca për funksionet e ruterit siq janë shpërndarja e paketave dhe IPsec enkriptimi. Ndryshime tjera përmirsuan besueshmërinë, siq janë përdorimi i baterisë krahas përdorimit të rrymës alternative, përdorimi i memorjes solide krahas memorjes magnetike. Ruterët modern kanë filluar ti ngjajnë switch-ave telefonik, teknologjia e të cilave është duke konvergjuar në një zëvendësim eventual. Ruterët e parë modern të përkushtuar dhe të pavarur janë Fuzzball ruterët.[1]

Historia e ruterëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

IMP që është shkurtesa për Interface Message Processor ishte paisja e parë që u përdor si ruter. Në prill të vitit 1967, inxhinieri me emrin Wesley A. Clark sugjeroi idenë e inkorporimit të IMP-it ne ARPANET (Advanced Research Projects Agency Network) gjatë një sesioni të dizajnimit me Lawrence Roberts, që atëkohë ishte shkenctari udhëheqës i ARPANET-tit. Koncepti ishte që IMP-i të shpërndahej në secilën faqe e cila do të mund ta trajtonte ndërfaqen e ARPANET rrjetës kompjuterike, i cili është paraardhësi i Internetit. Më vonë në vitin 1981 një inxhinier Amerikan i quajtur William Yeager formoi ruterin e parë shumë protokollësh në Universitetin e Stanfordit. Ruteri mbështeste dy ose më shumë protokolle, siq janë Internet Protokolli versioni(IPv4) dhe IPv6. Len Bosack dhe Sandy Lerner, ish anëtarët e stafit të operimit të kompjuterëve në Universitetin e Stanfordit themeluan kompaninë Cisco. Cisco produkti i parë i zhvilluar ishte i bazuar në ruterin shumë protokollësh të Yeager-it.[2]

Një Link-Sys G-tip wireless ruter

Ruterët kanë aftësinë që ti shpërndajnë të dhënat nga një rrjetë në tjetrën. Kjo lejon që dy rrjeta të menaxhuara nga organizata të ndryshme të shkëmbejnë të dhëna. Ruterët krijojnë një rrjeta ndërrmjet tyre dhe shkëmbejnë të dhëna në mes ruterëve të tjerë në rrjeta të ndryshme. Pasiqë ruterët mund të pranojnë trafik nga çfarëdo rrjete që është i lidhur në te, dhe ta shpërndajë atë në rrjetat e tjera, ajo gjithashtu mund të lejoj që edhe rrjetat që mund të komunikojnë normalisht njëra me tjetrën të shkëmbejnë të dhëna. Një ruter mund të marrë pjesë në kornizën Ethernet, ti shpërndaj të dhënat nga Ethernet-i jashtë, dhe më pastaj ti lëshoj të dhënat IP në një kornizë të tipit tjetër siq është SDH/SONET, PDH/T1, ATM, FDDI. Në këtë mënyrë ruteri mund të performoj konvertimin në mes protokolleve, në qoftëse e ka hardware-in dhe software-in e duhur që ta mbështesë këtë funksion. Qëllimi kryesorë megjithatë, është shpërndarja e të dhënave nga ndërfaqja që i pranon të dhënat, në një ndërfaqe që i ritransmeton të dhënat e pranuara në një ndërfaqe tjetër e cila i shërben një rrjete tjetër.[3]

  1. ^ "Router - History, Functionality and Manufacturers". Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2012. Marrë më 15 qershor 2013.
  2. ^ "Evolution of the router". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2013. Marrë më 15 qershor 2013.
  3. ^ "What is a Router?".