Jump to content

Sëmundja restriktive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përkufizim: FEV1/FVC normal, kurse TLC është i ulur.

Pakësimi i indit mushkëror

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
    • Shkaqet: prerja kirurgjike e një cope të mushkërisë, atelektaza, bllokimi i bronkut (tumor, fasule, etj).

Sëmundjet e parenkimës mushkërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
    • Shkaqet: sëmundjet inflamatore (vaskuliti, sarkoidoza), fibroza idiopatike pulmonare, kemoterapia (busulfan, blemycin), amiodaroni, rrezatimi jonizues, infeksionet kronike (TB, funget), pneumokoniozat (asbestoza, silikoza).
    • Diagnoza: vendoset klinikisht.

Fibroza intersticiale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
    • Shkaqet: dëmtimi kronik i shkaktuar nga asbesti, oksigjeni, pluhurat organikë, infeksionet kronike (TB, funget, CMV), fibroza idiopatike pulmonare, sëmundjet e indit lidhor.
    • Grafia e gjoksit: mushkëria duket si dylli i koshereve (honeycomb lung).

Sëmundjet jashtëmushkërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
    • Shkaqet:Problemet neuromuskulore: skleroza multiple, kifoskolioza, skleroza amiotrofike laterale, sindroma Guillan-Barré, dëmtimi i palcës kurrizore.
    • Kufizimi i lëvizjeve të diafragmës nga shtatzania, asciti, ose dhjamosja e tepërt.

Efuzionet pleurale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
    • Lëng në hapësirën pleurale që mund të jetë transudat ose eksudat.
    • Transudati : (i) përqendrim i ulët i proteinave; (ii) shkaqet: sëmundja kongjestive e zemrës, sindroma nefrotike, ciroza; (iii) shpesh pH është mbi 7.2; (iv) numri i leukociteve është nën 1000.
    • Eksudati: (i) përqendrim i lartë i proteinave; (ii) shkaqet: tumoret malinje, pneumonia, sëmundjet e indit lidhor, embolizmi pulmonar; (iii) në pneumoni shihen: pH<7.2, numri i leukociteve mbi 1000, dhe prania e mikroorganizmave; (iv) prania e limfociteve të shumta vihet re në efuzionet tuberkulare.
  1. Analiza e efuzioneve pleurale:
    • Proteina Transudati: Të shumtën 3 g/dL, të shumtën 50% të nivelit të proteinave në serum.
    • Proteina Eksudati: Mbi 3 g/dL, mbi 50% të nivelit të proteinave në serum.
    • Transudati: Niveli i LDH-së Të shumtën 200 IU/L, të shumtën 60% të nivelit të LDH-së në serum.
    • Eksudati: Mbi 200 IU/L, mbi 60% të nivelit të LDH
    • Dendësia Transudati:Të shumtën 1.015 kg/cm3
    • Dendësia Eksudati: Mbi 1.015 kg/cm3
    • Glukoza/Transudati: Mbi 50 mg/dL
    • Glukoza/Eksudati:Nën 50 mg/dL
    • Amilaza E rritur në pankreatit, rupturë ezofageale, tumore malinje
    • Faktori reumatoid Titri mbi 1:320 patognomonik për artritin reumatoid, shpesh pH<7.2.
    • ANA Titri mbi 1:160 e bën shumë të mundur lupusin, shpesh pH>7.4.