SILENZIO

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Libër me tekstet e para poetike të autorit të shkruara ndërmjet viteve 1972 - 1975, pra mes moshës 17 deri në 20 vjeç.

Janë 100 poezi të seleksionuara, të cilat e pasqyrojnë botën e autorit në ato fillime të viteve 1970 në Europën perëndimore, por duke i inkluduar disa kujtime të Botës shqiptare në emigracion. Janë hapet e para të njohura të autorit në poezi, i cili e ka pasur për model apo vëlla shpirtërorë të adoleshencës, poetik gjenial francez Artur Rimbaud. Dallohet liria ekstreme e poetit që në atë periudhë, po ashtu edhe guximi i tij në fushën e eksplorimit poetik.