Jump to content

Sindromi i stokholmit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga SINDROMI I STOKHOLMIT)

Sindoroma e Stockholm-it është gjëndja psikologjike në të cilën vikitima e një pengmarrje mund të shfaq ndjenja pozitve ndaj pengmarrësit të saj.

“Sindromi i Stokholmit” eshte nje forme e depresionit nervor qe karakterizohet nga reagimi [kunderpergjigjia] ne menyre anomalike, e cila bazohet ne kunderveprimin e sistemit mendore te njeriut ne kushtet e perballimit te dhunes mes te ciles rrezikohet edhe jeta e tije.

Sindromi i Stokholmit eshte reagimi psikik ose mendore ne te kunderten me ate qe quhet e llogjikshme te kunderveproje dhe te kunder pergjigjet atehere kur eshte rene viktime e dhunes ose e pengemarrjes.

Ajo pasoje psikike qe karakterizohet me nje viktime, zakonisht nje i mbajtur peng dhe i keqtrajtuar ne vend qe te urreje dhe te denoje kriminelin dhe aktin e tije kriminal, i cili i ka ushtruar dhune psikike dhe fizike dhe e ka keqtrajtuar krijon simpati dhe dashuri per te. Zakonisht" syndrome Stockholm' quhet kthesa psikologjike e pengjeve ndaj pengmarresve, atehere kur kriminelet pengemarres duke pare qe rrezikohet jeta e tyre kryejne disa veprimtari miresjellese [ne menyre hipokritike] ndaje pengjeve dhe keshtu fitojne simpatine e tyre. Reagimi psikik ne menyre anomalike ndaje krimineleve pengemaresve si dhe pershtatja e tyre me kushtet e dhunes e cila u eshte ushtrua viktimave quhet "Sindromi i Stokholmit"

Në gusht të vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbanken” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur. Pas gjashtë ditë traktativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar – po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij incidenti.

Sepse viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të kusarëve.

Psikologët që e studiuan këtë rravgim në dukje absurd, e quajtën “sindroma e Stokholmit”.

Menjëherë u vu re se kjo sindromë ndeshej rëndom në situata pengmarrjeje, por edhe në situata të tjera ku njëra palë mund të ushtronte lirisht dhunë ekstreme ndaj palës tjetër: në burgje e kampe përqendrimi, në marrëdhëniet midis shfrytëzuesve dhe prostitutave, ose edhe në familje ku burri keqtrajtonte gruan ose fëmijët.

Sipas disa autorëve, mjaftojnë tre-katër ditë në këtë lloj situate, që viktima të fillojë të ndiejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin.