Kërceni tek përmbajtja

SPQR

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Roma e Lashtë


SPQR, shkurtim per Senatus Populusque Romanus, në shqip Senati dhe Populli i Romës, është një frazë emblematike që i referohet qeverisë së Republikës Romake. Kjo frazë përdorej në shkrime zyrtare, në dedikime të monumenteve dhe punëve publike, si dhe në disa monedha romake. Fraza e plotë është përdorur në letërsinë politike, ligjore dhe historike romake, për shembull në fjalimet e Ciceronit.