SWOT

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Swot analiza

SWOT (shkurtesë nga gjuha angleze: strength, weakness, opportunities dhe threats) paraqet analizën ekonomike të një kompanie përmes analizës së forcës (streangth), dobësive (weakness), shanseve, mundësive (opportunities) dhe kërcënimeve (threats). Këto faktorë në të vërtetë tregojnë gjendjen reale të firmës si dhe mundësit e saja për operim në të ardhmen në tregun e caktuar.

Ja një shembull për një Banke XY (sa për shembull ilustrimi) :

Fuqi - Forca (faktorë të mbrendeshëm) : - Punonjës të Kualifikuar - Diversifikimi i produkteve dhe shërbimeve - Eksperienca të specializuara - Institucion financiar me fushe të gjerë aktiviteti - Shpërndarja e gjerë gjeografike brenda dhe jashtë vendit - Kultura e permisuar - Emri i mirë - Trajnimi cilësor - Stafi miqësor - Përhapje të gjere të teknologjisë së automatizimit - Fleksibiliteti - Investime në fusha jo-fitimprurëse - Game të gjere produktesh dhe shërbimesh - Marketingu social - Segmentimi i tregut - Njohja e konkurrencës

Dobësitë (faktorë të mbrendeshëm) - Volum i larte i biznesit - Produktet e reja të ofruara - Monitorimi dhe manaxhimi i operacioneve të kredidhënies - Risku i kredive - Risku i likuiditeteve - Investime në fusha jo-fitimprurëse - Kontrolli i efektivitetit të procedurave në mjedisin e korporatës - Shtimi i degëve dhe decentralizimi i autoritet - Shtimi i volumit të kredisë - Teknologjia

Shancet (faktorë të jashtëm) : - Kurset e këmbimit janë fleksibile - Norma e mjaftueshmërisë së kapitalit - Norma e interesit - Norma e interesit e qëndrueshme sipas nivelit të ekonomisë - Zhvillime të kënaqshme në sektorin bujqësor - Futja e sistemit të pagesave ndermjet automateve të pagesave - Fuqitë kyçe si : trajnimi i mire, stafi i edukuar, dhe mikpritës, si dhe produktet të drejtpërdrejta që sigurojnë shtimin në treg të operacioneve bankare për minute. - Hapja e degëve pothuajse në të gjitha qytetet, i siguron bankës afrimitet më të madh me klientin neper rajone. - Tregu i gjere i kredidhënies - Njohja e veprimeve të konkurrencës brenda të njëjtit mjedis - Barriera të larta hyrjeje

Kërcënimet (faktorë të jashtëm) : - Kriza energjetike - Infrastruktura e dobët - Norma e interesit e paqëndrueshme sipas nivelit të ekonomisë - Aktiviteti nuk mund të përshtatet disa nga krizat mikroekonomikë që s’janë në dorë të klientit. - Zbatimi i dobët i ligjeve. - Korrektësia në dhënien e kredive dhe shlyerjeve të tyre Strategjitë e Bankës - Kompania është e angazhuar gjatë në strategjinë e të qenit kompani e deshiruar për publikun e gjerë. - Fokusimi në finance me anën e eksperteve financiare - Dominimi në vende ku ka pak perspektiva për popullsinë - Balancimi i të ardhurave në zhvillimin e objektivave. - Aplikimi i strategjive që fokusojnë në rralle të parë një dialog të hapur me konsumatoret dhe maksimizimin e transparencës të produkteve dhe shërbimeve. - Ekspansioni i gjere gjeografik i degëve për të pasur prezencën e Bankës në çdo qytet - Lehtësimi i kërkesave për dokumentacion dhe verifikimi i shpejte i tyre.

Objektivat e Bankës - Financimi në sektorin privat që aktualisht has me shumë vështirësi. - Asistence për dhënien e kredive mikro, të vogla për bizneset dhe të dëshmojmë bankave lokale se të tilla operacione bankare mund të shndërrohen në aktivitete fitimprurëse. - Maksimizimi i të ardhurave për periudha afatgjata. - Arritja e 2 milion transaksioneve në vit nëpërmjet Automatizimit (ATM) - Të përmirësohen shërbimet ndaj klientelës dhe të vazhdohet të punohet që çdo klient të përdore llogarinë e tij bankare pavarësisht vendodhjes.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]