Sadik Digitroni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sadik Digitroni është emri me të cilin quhej nga banorët e Gjakovës një person me aftësi llogaritje matematikore të shpejta.

Shpejtësia me të cilën Sadik Digitroni bënte llogaritjen (kryesisht mbledhjeje, zbritje) në vitet 1985-1990, jo vetëm në Gjakovë por edhe në Prishtinë i bënte njerëzit të çuditeshin. Ai ishte në gjendje të llogariste më shpejtë se një shitës me "digitron" - llogaritës të zakonshëm në shitoret e asaj kohe. Metoda të cilën Sadik Digitroni përdorte ishte e pakuptueshme për qytetarët. Siç duket Sadiku ka pasur njohuri mbi metoda e vjetra matematikore të cilat për shkak të pamundësisë së vërtetimit shkencorë janë larguar nga plan programet mësimore. Është fjala për metodat me prejardhje nga India që si duket në trevat shqiptare kanë ardhur gjatë kohës së perandorisë osmane e që me depërtimin e shkollës për shkaqe të pa saktësisë nuk janë përdorur dhe si të tilla kanë mbetur vetëm në memorien individuale të personave.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]